Politike

Deklarata e fortë e Ballës: Ta themi troç, deputetët në Kuvend u kontaktuan nga PD-LSI për të votuar Kodin Zgjedhor

5 Tetor 2020, 12:18 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Ballës: Ta themi troç, deputetët

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se sot në Kuvend u miratua një marrëveshje që është dokordësuar nga palët politike.  Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se “duhet ta themi troç, që PD e LSI i ka kontaktuar këta deputetë dhe i ka udhëzuar që të votojnë sot”.

Ai theksoi se listat janë të hapura, madje PS-ja ka bërë disa lëshime, sa i përket ndyshimeve në Kodin Zgjedhor, si pragu 1 % dhe garimi i kryetarit në 4 qarqe. Balla më tej sulmoi edhe disa analistë, për të cilët tha se shkojnë të pirë në studiot televizie dhe nuk ia kanë idenë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Fjala e plotë:

Unë dhe çdo koleg i imi kemi qenë të detyruar të votojmë për njerëz, për të cilët unë vazhdoj të ruaj dyshimet e integritetit të tyre moral e profesional, por që janë ish-drejtorë doganash, etj, që nuk i kanë larë ende problemet me drejtësinë, por që janë njerëz të propozuar nga PD. Gjej rastin të falënderoj edhe deputetët zyrtarë të PD dhe LSI në këtë sallë, që votuan për këtë marrëveshje. Ta themi troç, PD dhe LSI i ka kontaktuar dhe u ka marrë apo udhëzuar që të votojnë në këtë votim sot. Të jemi të sinqertë dhe të pastër me popullin, kjo është një marrëveshje, që respektohet 100% nga ne. Katër çështje të votuara sot janë të dakordësuara me PD dhe LSI. Çështja e pestë, që lidhet me Kodin Zgjedhor, kemi dakordësuar dhe votuar më 30 qershor disa elementë të kësaj.

Tre gjëra janë garantuar: nuk është aspak e vërtetë të thuhet se listat nuk janë të hapura. Unë kam qenë i pari në listën e Elbasanit, mund të jemi i pari më 2021, por mund të dalë në fund të listës, nëse populli i Elbasanit nuk më jep votat e tij. Atëherë si mund të themi që jemi me lista jo të hapura. Secili prej 14 kandidatëve në Elbasan është pjesë e votës preferenciale. Gënjeshtrat nëpër studio, ku ca njerëz gjysmë të pirë, që kanë marrë titullin e analistit, por nuk kuptojnë as marrin vesh asgjë që kemi marrë një mode që e ka sot Kroacia.

Ne kemi bërë një lëshim, nuk e kemi marrë sistemin kroat të gjithin, sepse nuk vumë pragun 5%, siç e ka Kroacia, por propozuam 3% dhe në fund e çuam 1%. Bëmë edhe lëshimin për kandidimin e kryetarit të partisë për të garuar në katër qarqe. Edhe kjo është një gjë që ka vlerë për t’u vlerësuar si lëshim për partitë e vogla.

Dëgjova diskutimet, asnjëri nuk foli për votën e shqiptarëve, që jetojnë jashtë territorit. Ajo që na ndan ne me të gjithë partitë është se PS ka pasur e ka vetëm një çështje që lidhet me zgjedhjet: si t’u garantojmë ne atyre që jetojnë jashtë të drejtën e votës më 25 prill. Ne jemi shumë krenarë që qysh në ndryshimet e 23 korrikut kemi hapur çelësat që KQZ e re të fillojë menjëherë punën për të mundësuar votën e tyre më 25 prill. Na u deshën dy vite të negociojmë me Bashën e Kryemadhin. Ishte komplet qesharake të shihje para dy ditësh, që Basha, që ka gjithçka kundër shqiptarëve, përbetohej para shqiptarëve se më 2037 kur të vijë në pushtet, do të mundësojë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Nëse ndryshimet sot nuk do të kishin shumicën, mund të thonit që nuk janë konsensuale. Por, për sa kohë ky Kuvend iu dha një shumicë, kjo tregon se këto ndryshime janë konsensuale. Luli është një humbës, do të humbë sërish, por ne nuk mund t’i linim asnjë alibi atij për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Nëse nuk i linim komisionet, ai nuk merrte pjesë në zgjedhje. Tani ai i ka komisionet.

Sot Kuvendi miratoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshtoi, PS miratoi me 97 vota pro formulën e re të koalicioneve me listë unike. Nga partia Socialiste janë marrë 74 vota pro këtyre ndryshimeve, ndërsa votat e tjera, i përkasin Opozitës Parlamentare, e cila vetëm para pak ditësh braktisi mbledhjen e Këshillit Politik, pasi nuk e pranoi këtë formulë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike senacë plenare 5 tetor 2020 taulant balla senacë plenare 5 tetor 2020 taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 11:38

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar me replikat me Presidentin Ilir Meta, edhe jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Përpara mediave, Rama u shpreh ...