Politike

“Ligj për Ralfin s’bëjmë dot”/ Deputeti i kthehet Ramës: Nuk e bëre për mua, por për Monikën, Lulin dhe Berishën,

5 Tetor 2020, 11:30 Nga DOSJA
“Ligj për Ralfin s’bëjmë dot”/ Deputeti i

TIRANË-Ralf Gjoni i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së këtij të fundit se nuk mund të bëjë një ligj vetëm për të plotësuar dëshirën e deputetit.

Gjoni i theksoi Ramës se ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan, pasi kreu i qeverisë ra dakord me Lulzim Bashën. Sipas Gjonit, Rama e miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor për Monika Kryemadhin, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

 “Kjo që po votohet sot është bërë në dakrodësi me Lulzim Bashën. Kjo që po votohet sot është në dakordësi me ata që janë jashtë. Ligjin Rama nuk e bërë për Ralfin, por për Monikën, për Sali Berishën, dhe Lul Bashën,  dhe ja kështu e meriton Edi Rama. Ja kështu e meriton Rama (vë parullën ‘Parti Enver’)”, u shpreh Ralf Gjoni.

Sot Kuvendi miratoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshtoi, PS miratoi me 97 vota pro formulën e re të koalicioneve me listë unike. Nga partia Socialiste janë marrë 74 vota pro këtyre ndryshimeve, ndërsa votat e tjera, i përkasin Opozitës Parlamentare, e cila vetëm para pak ditësh braktisi mbledhjen e Këshillit Politik, pasi nuk e pranoi këtë formulë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ralf gjoni seanca plenare 5 tetor 2020 edi rama ralf gjoni seanca plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll