Politike

“Lulit i ra kova nga dora, ju e morët…”, Rama zbut tonet në Kuvend: Meta ngre shtanga tek palestra e presidencës, koali

5 Tetor 2020, 11:25 Nga DOSJA
“Lulit i ra kova nga dora, ju e morët…”, Rama zbut tonet

TIRANË- Teksa po largohej nga Kuvendi kur pritej edhe pak për të votuar Kodin e Ri Zgjedhor dhe trupën përbërëse të Komisionit  Qendror të Zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama zbuti tonet me opozitën parlamentare. Rama shpjegoi arsyen pse ndryshuan koalicionet dhe po ashtu, me batutë iu uroi suksese rivalëve në zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen me Kodin e Ri, dhe shigjetoi edhe opozitën jashtë parlamentit.

Edi Rama: Cfarë mendoni ju? Se PS-ja është lopë që mund ta milni ju për të mbushur kovën që i ra Lulit nga dora dhe e morët ju aksidentalisht. Pragun jua ulëm, kryetarin po… kaq. Me këtë gjuhë, nuk ju shkon, se bëheni më keq se ai që është zhveshur nga kostumi i presidentit dhe ngre shtanga tek palestra e Presidencës. PS-në e Shqipërisë, mësojeni, nxirreni këtë mësim, mund të nisni rrugën për ta mundur ndonjë ditë. Peng, bashkim forcash, nuk e merr dot njeri, jo mua. Koalicionet s’mund të jenë kope që dalin nga pylli dhe takohen tek kryqëzimi. Jo ç’është ky koalicion si tren, që çdo vagon të thotë eja tek unë se të çoj në drejtim tjetër. Jo kështu s’ka më. Ligj për Ralfin s’bëjmë dot, unë e dua shumë Ralfin, por ligj për Ralfin nuk bëjmë dot. Ky është ligj për ata që duan të vijnë në Kuvend, jo për ata që thonë që po hedh njëherë grepin. Sot këtë e ndalojmë me ligj. Urime dhe suksese, juve dhe atyre, me kova, me kanoe e me shtanga.

Lajmi kryesor: Debate të forta dhe akuza/ Kuvendi miraton me 97 vota Kodin e ri Zgjedhor, Rama: Meta takohet skutave me trafikantët e OFL-së, por kjo gjuhë s’i shkon me PS… sot votojmë ‘frigoriferin’ e SHQUP (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020 edi rama ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll