Politike

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Basha: Rama hodhi sot hapin e fundit drejt greminës…

5 Tetor 2020, 12:34 Nga DOSJA
Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Basha: Rama hodhi sot hapin e fundit drejt

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar miratimin me 97 vota pro sot në Kuvend, të Kodit të ri Zgjedhor. Në një reagim në Twitter, Basha tha se ky është një akt që shkatërron konsesusin dhe se kryeministri ka shënuar hapin e fundit drejt greminës.

Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët.Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 5, 2020

 

Sot Kuvendi miratoi me 97 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshtoi, PS miratoi formulën e re të koalicioneve me listë unike, pa mbështetjen as të opozitës parlamentare. PS negocioi vetëm uljen e pragut nga 3 në 1%, dhe lejimin e garës për kryetarin e partisë deri në 4 qarqe, dy kërkesa këto të opozitës parlamentare. Për listat, PS ka vendosur ti ndajë në dy pjesë; listë e sigurtë dhe pjesa e poshtme, që mund ta thyejë pjesën e sigurtë me një numër më të lartë se herësi, por jo më shumë se 10 mijë vota. Listat kanë ngelur sërish të mbyllura, ndërsa koalicionet nuk do të jenë më si në zgjedhjet e shkuara, por partitë do të garojnë bashkë në një listë të përbashkët.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha ndryshimet ne kodin zgjedhor edi rama lulzim basha ndryshimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 11:38

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar me replikat me Presidentin Ilir Meta, edhe jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Përpara mediave, Rama u shpreh ...