Politike

5 Tetor 2020, 11:38 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar me replikat me Presidentin Ilir Meta, edhe jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Përpara mediave, Rama u shpreh se Meta nuk ngopët, ndërkohë që kryeministri nuk e kupton se çfarë kërkon Presidenti nga Shqipëria.

I pyetur për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që u bë sot gjatë seancës plenare, Rama tha se Opozita që ndodhet në Parlament, nuk është as e blerë dhe as tradhëtare, por ka votuar ashtu siç ka dashur.

I pyetur sërish për hapjen e listave dhe për faktin e shkeljes së marrëveshjes së 5-Qershorit, Rama u shpreh se i gjithë procesi ka qenë gjithë përfshirës, sipas udhëzimeve të ndërkombëtarëve, por që në votim nuk kanë marrë të gjithë pjesë. 

Kreu i Qeverisë shtoi se për partitë politike të vogla, ka sërish të njëjtin mendim, pasi ato vijnë vetëm për pazaret e tyre. Rama shtoi se pragu dhe votimi për kryetar është lënë siç deshën ata, kështu tashmë duhet të dalin të mbledhinvota. 

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Ju jeni shprehur se do të bëni një hapje listash reale, pse nuk e mbajtët premtimin për shqiptarët?

Edi Rama: Kur flasim për formula, flasim për preference në mënyrën se sib ëhet hapja e listave. Ne nuk shpikim formula, i ka shpikur bota para nesh. Kemi parë disa mekanizma dhe kemi zgjedhur këtë mekanizëm, ku gjithkujt i jepet mundësia të marrë vota, të konkurojë, por edhe partia politike që ka përgjegjësinë t’u para qesë kandidatëve. Votuesi përcakton kush hyn dhe kush nuk hyn në fushë. Tek formulat ka dallime plot, por standartet janë të garantuara. Akush sot me këtë ligj nuk hyn në Kuvend pa marrë pëlqimin e popullit. Kështu partia politike, të mëdhatë në radhë të parë që kanë përgjegjësi të udhëheqin, kurse ato të voglat, kanë thjesht pazarin e tyre.

Pyetje: Përdorët fjalën shushunjë, që mendonit për partitë e vogla…

Fjalën shushunjë e kam përdorur sepse e kam ves. Dhe këtë mendim kam për ato të voglat, s’kam tjetër.

Lulzim Basha humbi rrugën dhe harroi derën e parlamentit, kërkesa e tyre ishte që të ulej pragu, dhe e bëmë 1%. Tani çfarë janë këto parti që me 1% e pragut, klithin. Çfarë duan këta, të dalin të marrin votat.

Opozita e Parlamentit nuk është tradhëtare. Nuk ka, ose janë blerë, ose janë tradhëtarë. Kanë edhe ata mendimin e tyre.

Pyetje: Nderi i 5-Qershorit është mbajtur sipas Yuri Kim?

Kjo është një bisedë e tepërt. Ata janë aty dhe votuan, quhen Opozitë dhe japing votën. Këtë gjë e përcakton Kushtetuta dhe jo lumturia e Lulzim Bashës. Nuk ka penmarrje në vend, që nëse i teket njërit, do e mbajë pezull gjithçka, deri në konsensusin e tij.

Pyetje: Pse e shkelët marrëveshjen?

Vota nuk është e vlefshme kur ka foto në shesh. Vota është e vlefshme pas mandatit dhe ata mandatet i morën nga Luli dhe Monika. Se i dëgjojnë ata apo jo, kjo s’më duhet mua. Ajo që më duhet është votimi në Parlament, me konsensusin e ndërkombëtarëve. Gjithëpërfshirja nënëkuptin gjithëpërfshirjen në process dhe jo në votim. Kështu që, nuk presim dot se çfarë thote palestra në Presidencë. Të marrin votat dhe të vijnë me mendje tjetër në Kuvend.

Italia ka bërë 5 reforma zgjedhore me shumicë të thjeshtë. Nuk e ka askush mendjen të thotë, prit njëherë, a janë apo s’janë dakort ata që janë në Opozitë. Edhe në Greqi ek anë ndryshuar. Ne kemi bërë maksimumin e maksimumit që të arrijmë në një rezultat koncensual. Procesi është gjithëpërfshirës por konsensual me të gjithë s’e kemi. Ne kemi bërë ç’mundëm dhe ky është rezultati. Tashmë do të votojmë edhe ata që dëshiron Opozita (për emrat e zgjedhur nga KQZ-ja e re). ata nuk e duan as Rusmajlin. Ne nuk marrim dot nga dera e Shqupit. Zgjidhëm një njeri që kishte lidhje me ta dhe jo me ne, dhe nuk e duan. Nga ana tjetër komisionet i donin politike, ne nuk i duam dhe do t’i votojmë. Pragun jua lamë siç e donin, qarqet për kryetarin po ashtu. Merrini dhe bëjini. Të gjithëve nuk u jepet se çfarë kërkohet, aq më tepër kur janë dhe në kundërshti me njëri-tjetrin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seancë plenare 5 tetor 2020 edi rama seancë plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll