Politike

“Flet me viktimat e OFL-së”/ Meta-Ramës: Shqipëria s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i band

5 Tetor 2020, 11:19 Nga DOSJA
“Flet me viktimat e OFL-së”/ Meta-Ramës: Shqipëria

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit nga foltorja e Kuvendit, e akuzoi se mbante kontakte me shënjestrat e OFL-së. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Shqipëria nuk ka njohur kurrë trafikant më të papërgjegjshëm se sa Rama, i cili sipas Metës, është peng i bandave. 

Kreu i Shtetit, shton më tej se nëse ndonjë mik i huaj i është ankuar Ramës për Metën, atëherë kryeministri t’i kërkojë leje, sepse Presidenti do të publikojë gjithçka që ka thënë, në mënyrë që e gjithë bota ta marrë vesh se për cilët ‘miq’ bëhet fjalë.

Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën. MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit! Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë. Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti. Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala,”- shkruan Meta. 

Më herët, gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama foli ashpër dhe e akuzoi Presidentin se takohet skutave me viktimat e OFL-së. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll