Politike

Ngrihet KQZ-ja e Re/ Në krye, Ilirjan Celibashi, trupa përbërëse e Komisioneve dhe Ankesave (EMRAT)

5 Tetor 2020, 11:54 Nga DOSJA
Ngrihet KQZ-ja e Re/ Në krye, Ilirjan Celibashi, trupa

TIRANË- Kuvendi i dha sot dritën jeshile ngritjes së Komisionit të Ri Qendror të Zgjedhjeve, një organ që do të ketë përgjegjësinë e organizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Kështu, Kuvendi votoi sot në krye të Komisionit të Ri të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi me 106 vota pro. Edhe PD dha aprovimin për Celilbashin duke përjashtuar Ilirjan Rusmajlin.

Ndërsa në postin e nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve është vendosur me 105 vota pro, Lealba Pelingu. 

Po ashtu, sot Kuvendi ka zgjedhur edhe Komisionin Rregullator të Zgjedhjeve, ku u emëruan me 107 vota pro, 4 kundër dhe 4 abstenim: Ilirjana Nano; Dritan Çaka; Arens Çela; Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj.

Kuvendi emëroi edhe Komisionit të Posaçëm, ku në detyrën e Anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve u votuan me 105 vota pro: Ilirjan Rusmali; Elvin Lako; Koli Bele; Elvis Çefa dhe Ledio Braho;

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020 ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 11:38

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar me replikat me Presidentin Ilir Meta, edhe jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Përpara mediave, Rama u shpreh ...