Politike

Letra e presidentit të SHBA për Ramën, Meta s’do të komentojë: I uroj Trumpit të shkuara, por s’jam ekspert… jam kë

2 Tetor 2020, 10:40 Nga DOSJA
Letra e presidentit të SHBA për Ramën, Meta s’do të

TIRANE- Presidenti Ilir Meta e quajti veten jo aq ekspert sa për të komentuar letrën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për kryeministrin Edi Rama. I pyetur nga gazetarët, Meta i uroi të shkuara Trump pas infektimit me COVID-19, dhe vijoi të komentojë situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri.

Pyetje: Letra e Trump për Ramën, kërkonte tërheqjen e 5G nga Kina dhe zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem, a jeni dakord? Dhe një pyetje e dytë, kemi vënë re në rrjetet sociale, një retorikë të ashpër politike, a është kjo pjesë e fushatës?

Ilir Meta: I uroj të shkuara Trump, por s’jam ekspert për këto çështje, brenda dhe jashtë Amerikës. Jam këtu si kryetar i shtetit për të lajmëruar për veprimtaritë kriminale që shkatërrojnë financat e shtetit. Shqetësimi im është se janë shumë çështje që mund të penalizojnë Shqipërinë në shifra prej miliarda eurosh.

Ka dyshime për një lojë të dyfishtë korruptive të zyrtarëve të caktuar të qeverisë, që do të thotë që përfitojnë edhe nga kompania që merr apo trashëgon aktivitetin e investitorit, të cilit i zgjidhet kontrata, por bashkëpunojnë edhe me investitorin, i cili humbet kontratën në Arbitrazh, duke mos mbrojtur sic duhet interesat e shtetit shqiptar.

Në këtë mënyrë ne shkojmë drejt një katastrofe financiare. Ky është shqetësimi im i madh dhe i drejtë. Unë di të ndaj atë që është shtetërore, institucionale, zyrtare, nga ajo që mund të jetë politike apo personale. Nëse dikush mendon që interesat personale do t’i vendos mbi interesat kombëtare, duhet ta dijë që cdo firmë që hidhet në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet, me pasojat për financat e vendit, mbetet dhe secili do të mbajë përgjegjësi. Zotëria në fjalë ja ka marrë dorën, se nuk firmos vetë, firmosin të tjerët në qeveri, edhe në Parlament, se rastet më skandaloze janë në Parlament. Por çdo zyrtar i qeverisë duhet ta dijë dhe ta mbajë mend mirë sot se për cdo firmë do të mbajë përgjegjësi, sepse ndryshe ky shtet shembet.

Presidenti Ilir Meta denoncoi sot një aferë të qeverisë, ku sipas tij, janë të përfshirë disa zyrtarë, për të përfituar nga kompania që padit vendin tonë në Arbitrazh. Meta tha se vendi rrezikon një katastrofë ekonomike, dhe shtoi se Avokatura e Shtetit nuk i është përgjigjur presidentit për informacion.

Lajmi kryesor: Presidenti Meta: Gjykatat e Arbitrazhit, rrezik për financat e vendit! Po shkojmë drejt një katastrofe financiare, disa zyrtarë janë të përfshirë në një aferë të qeverisë (DEKLARATAT)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike donald trump edi rama ilir meta korrupsioni ne shqiperi meta me gazetaret 2 tetor 2020 donald trump edi rama ilir meta korrupsioni ne shqiperi meta me gazetaret 2 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 10:24

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat dhe fjalët e ëmbla në tryezën e rrumbullakët që shenjoi mbledhjen e gjashtë të qeverive, Shqipëri-Kosovë....