Politike

Takimi me Serbinë në SHBA/ Rama: Çdo ‘bishtnim’ nga dialogu krijon fitore në rrjete, po dobëson pozicionin e Kosovës

2 Tetor 2020, 09:50 Nga DOSJA
Takimi me Serbinë në SHBA/ Rama: Çdo ‘bishtnim’ nga

TIRANE– Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së zhvilluar mes dy qeverive Kosovë- Shqipëri është shprehur se takimi që ka zhvilluar shteti fqinj në SHBA është ngjarja e vitit që tregon përparimin e Kosovës në rrafshin diplomatik.

Më tej Rama shtoi në konferencën ndërqeveritare se dialogu krijon vetëm fitore në rrjetet sociale por e largon në atë reale dhe dobëson pozicionin e Kosovës së brendshmi dhe së jashtmi.

Është e pamundur që në këtë ngjarje të vitit mos të nënvizohet përparimi i Kosovës në rrafshin diplomatic, takimi në SHBA, rihapja e dialogut dhe përparimi në axhendën europiane. Qasje e mënçur, kurajoze dhe konstruktive në dialogun me Serbinë. Duke hequr çdo pengesë për rinisjen e dialogut, që koha dhe faktet treguan që ishte pengesë që Kosova ia vuri vetes. Dialogu mbetet i vetmi instrument për të fituar çështjen e shtruar për zgjidhje. Çdo bishtnim nga dialogu krijon vetëm fitore në rrjete sociale por e largon atë reale dhe dobëson pozicionin e Kosovës, së brendshmi dhe së jashtmi. Sot jemi në kushtet kur mund t’i shohim para syve pasojat e ndërmarrjes së rrugëve pa rrugë. Në shumë pak kohë u arrit të rregullohej një krisje e madhe dhe u arrit të hidhej një hap që do të flaës gjithmonë e më mirë.’– u shpreh Rama.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 mbledhja e dy qeverive në tiranë edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 mbledhja e dy qeverive në tiranë

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 09:29

TIRANË- Nis mbledhja mes dy qeverive në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri Edi Rama tha se duhet të hiqet kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai theksoi se...