Politike

2 Tetor 2020, 10:24 Nga DOSJA

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat dhe fjalët e ëmbla në tryezën e rrumbullakët që shenjoi mbledhjen e gjashtë të qeverive, Shqipëri-Kosovë. Teksa po ia kalonte fjalën zv.kryeministres së Kosovës, Albulena Balaj iu është shprehur se është e mirë dhe gojëëmbël.

Rama ftoi Albulenën të fliste por kjo e fundit e tërhoqi fjalimin e saj për shkak se këtë fjalim e kishin ezauruar mesa duket, Rama dhe homologu i tij Avdullah Hoti.

BISEDA:

RAMA: Unë po ia jap fjalën zv.kryeministres Albulenës, e cila ka taksiratin e veçantë të bëjë bashkë dy palë shqiptare dhe ia del me sukses!

ALBULENA: Sa taksirat aq edhe kënaqësi se ideja e këtij takimi është gjithnjë madhështore. Fjala ime ishte në funksion të shtjellimit të çdo marrëveshje që do bëhet sot, por meqënëse ju dhe zoti Hoti e patët fjalën pothuajse të njëjtë, unë po e tërheq, faleminderit shumë!

RAMA: E shikon sa e mirë dhe e veçantë je, sa mirë na kupton?! (Qesh dhe ia kalon fjalën një zyrtari tjetër)

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albulema balaj edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 albulema balaj edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 09:29

TIRANË- Nis mbledhja mes dy qeverive në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri Edi Rama tha se duhet të hiqet kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai theksoi se...