Politike

Presidenti Meta: Gjykatat e Arbitrazhit, rrezik për financat e vendit! Po shkojmë drejt një katastrofe financiare, disa zyrta

2 Tetor 2020, 10:28 Nga DOSJA
Presidenti Meta: Gjykatat e Arbitrazhit, rrezik për financat e vendit! Po

TIRANË Presidenti Ilir Meta u ndal sot tek vendimet e gjykatave të Arbitrazhit që sipas kreut të shtetit po penalizojnë ekonominë shqiptare. Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, i kthyer në traditë tashmë në rutinën e punës së kreut të shtetit, Meta tha se janë disa vendime me miliona euro që po rrezikojnë të kthehen në një “katastrofë ekonomike për vendin”. 

Më tej, presidenti denoncoi se janë disa zyrtarë që janë të përfshirë në një aferë të qeverisë socialiste. “Ka dyshime për një lojë të dyfishtë korruptive të zyrtarëve të caktuar të qeverisë, që do të thotë që përfitojnë edhe nga kompania që merr apo trashëgon aktivitetin e investitorit, të cilit i zgjidhet kontrata, por bashkëpunojnë edhe me investitorin, i cili humbet kontratën në Arbitrazh, duke mos mbrojtur sic duhet interesat e shtetit shqiptar.”,-tha kreu i shtetit. 

Meta u pyet nga gazetarët edhe për letrën që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i bëri kryeministrit Edi Rama. “I urojmë të shkuara presidentit Trump dhe bashkëshortes së tij. Nuk jam ekspert për t’u përfshirë në çështje brenda Amerikës apo brenda Evropës”,-tha presidenti. 

Presidenti ceku edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Meta tha se kryeministri Edi Rama dhe PS kërkojnë të prishin marrëveshjen e 5-qershorit, dhe rrëfeu edhe arsyen pse Rama sipas tij urren listat e hapura. “E dini pse nuk hap listat? Se e di shumë mirë që del jashtë kontrollit PS, se do të votojnë socialistët dhe jo biznesmenët, por sepse ai nuk del deputet.”-tha Meta. 

Një ironi thumbuese e pati në fund, kur tha se në ditën premierë të ndërtimit të Teatrit Kombëtar, që sipas tij do të jetë në të njëjtin vend ku ishte, do të luhet shfaqja “Profeti i Kokoshkave”, një epitet që Meta ia ka vendosur kryeministrit Edi Rama. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta me gazetaret 2 tetor 2020 ilir meta meta me gazetaret 2 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 10:24

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat dhe fjalët e ëmbla në tryezën e rrumbullakët që shenjoi mbledhjen e gjashtë të qeverive, Shqipëri-Kosovë....