Politike

‘Kërkova informacion, s’ma dhanë’/ Presidenti Meta denoncon: Avokatura e Shtetit ka heshtur, Shqipëria po humbet milion

2 Tetor 2020, 10:37 Nga DOSJA
‘Kërkova informacion, s’ma dhanë’/ Presidenti Meta

TIRANE- Presidenti Ilir Meta denoncoi në konferencën e sotme me gazetarët se Avokatura e Shtetit nuk i ka dhënë informacion për padinë e Kurum në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Meta tha se këto padi cënojnë financat e vendit tonë.

PJESE NGA FJALA E ILIR METES:

Kur ekonomia nuk po e rimerr veten nga dy tragjedi, një barrë të rendë po shkakton papërgjegjshmëria e institucioneve për ruajtjen e interesave të shtetit shqiptar. Dita ditës po rritet borxhi publik. Është rritur numri i çështjeve të humbura të shtetit shqiptar në Gjykatat e huaja, i kam dërguar avokaturës ë shtetit, numrin e çështjeve në proces në gjykatën e arbitrazhit ku është përfshirë Shqipëria, shërbimet e përfaqësimit, shpenzimet dhe të dhënat për ato, numrin e çështjeve të fituara në gjykatat e Arbitrazhit, numrin e çështjeve të humbura, sa ka kushtuar, shpenzimet administrative për koston e procesit, të dhëna mbi faktin nëse deri sot për çështjet e humbura a ka referuar avokatura e shtetit për nxjerrjen e përgjegjësve për dënim e shkaktuar ndaj shtetit Shqiptar.

Shqipëria ka një detyrim mbi 99 mln euro, ndërsa kostoja ka vlerë për mbi 300 mijë euro. Nga sa është bërë publike, vendimi i arbitrazhit e evidenton qartë vendimet arbitrare të Shqipërisë, deklaratat e Ramës kanë pasur rol thelbësor në vendimin e Gjykatës në dëm të Shqipërisë. I dhashë mundësi të dytë avokaturës edhe pse ishte me shumë vonesë, deri tani sërish heshtje e plotë. Kjo nuk tregon papërgjegjshmëri, por përpjekje e hapur për të fshehur informacionin.

Presidenti Ilir Meta denoncoi sot një aferë të qeverisë, ku sipas tij, janë të përfshirë disa zyrtarë, për të përfituar nga kompania që padit vendin tonë në Arbitrazh. Meta tha se vendi rrezikon një katastrofë ekonomike, dhe shtoi se Avokatura e Shtetit nuk i është përgjigjur presidentit për informacion.

Lajmi kryesor: Presidenti Meta: Gjykatat e Arbitrazhit, rrezik për financat e vendit! Po shkojmë drejt një katastrofe financiare, disa zyrtarë janë të përfshirë në një aferë të qeverisë (DEKLARATAT)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike faturat stok të arbitrazhit ilir meta meta me gazetaret 2 tetor 2020 faturat stok të arbitrazhit ilir meta meta me gazetaret 2 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 10:24

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat dhe fjalët e ëmbla në tryezën e rrumbullakët që shenjoi mbledhjen e gjashtë të qeverive, Shqipëri-Kosovë....