Politike

‘Kemi marrë vendime jopopuliste, por të duhura’/ Hoti: Dialogu me Serbinë është një tjetër sfidë, jemi bazat e duhur

2 Tetor 2020, 10:17 Nga DOSJA
‘Kemi marrë vendime jopopuliste, por të duhura’/ Hoti:

TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e 2 qeverive deklaroi se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk i janë liberalizuar vizat. Ai theksoi më tej se edhe procesi i dialogur me Serbinë është një sfidë tjetër për Kosovën. Ai paralajmëroi se mund të zhvillohet një mbledhje e ardhshme, ku mund të takohen edhe kryebashkiakët e dy vendeve.

Fjala e plotë: 

Kemi vlerësuar se përmes bashkëpunimit të marrëveshjeve dhe protokolleve, krijimi i fondit të përbashkët për Preshevën, 5G, fondi i përbashkët i filmit, bashkëpunimi midis ministrive dhe ai në fushën e ekonomisë tregojnë përkushtimin dhe vendosmërinë për të zgjidhur problemet që preokuptojnë qytetarët tanë. Po kalojmë në një kohë të veçantë që na ka kushtuar jetë dhe e ka ndërruar mënyrën sesi e shohim të ardhmen tonë. Jemi provuar në shumë drejtime. Kemi marrë vendimet e nevojshme për të parandaluar pandeminë, dhe ne tani po i shohim rezultatet. Është dashur që të mobilizojmë gjithë kapitalin tonë. Kemi krijuar një partneritet të veçantë me bizneset dhe e them që mund ta përmbyllim këtë vit me rënie ekonomike me shumë më pak sesa e kishim imagjinuar. Kemi stimuluar bizneset. Në fushën e politikës së jashtme ne nuk mund ta falenderojmë asnjëherë sa duhet shtetin shqiptar. Më lejoni të them që gjatë këtyre 3 muajve kemi pasur mjaft sfida për të rivendosur siç duhet marrëdhëniet që ishin lënduar në kohët e fundit. Kemi marrë vendime jopopuliste, por të duhura. Siç e tha Rama, ne jemi vendi i vetëm pa viza në rajon. Marrëveshja në SHBA po cilësohet si historike, dhe me kalimin e kohës do ta kenë të gjithë të qartë. Kjo marrëveshje ka sjellë një njohje të re për Kosovën, Izraelin. Procesi i dialogut mbetet sfidë për ne. Falenderoj Ramën për mesazhet që çon. Kemi lëvizur dhe kemi një bazë që është e pranushme për partnerët tanë. Ky proces do të ketë sfida por besoj që mund të lëvizim shpjet përpara. Faleminderit kryeministër Rama për pritjen e kësaj mbledhjeje. Mbledhjet janë kthyer në normalitet. Nuk është marrëveshje sot por ka edhe dialog për mbledhjen e autoriteteve lokale. Mbetemi vendi i vetëm pa liberalizim të vizave, që mos e shajmë shumë BE-së, por të mbajmë të plotësuara kriteret”, tha Hoti ndër të tjera.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

K.M/J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avdullah hori edi rama mbledhja e 2 qeverive në tiranë avdullah hori edi rama mbledhja e 2 qeverive në tiranë

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 09:29

TIRANË- Nis mbledhja mes dy qeverive në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri Edi Rama tha se duhet të hiqet kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai theksoi se...