Politike

PS nuk bind dot opozitën parlamentare/ Hajdari: Propozimi i sotëm është ofendim për shqiptarët, asgjë s’ka ndryshuar, v

2 Tetor 2020, 10:30 Nga DOSJA
PS nuk bind dot opozitën parlamentare/ Hajdari: Propozimi i sotëm

TIRANE- Deputetja Rudina Hajdari tha se propozimi i Partisë Socialiste për listat e hapura është një truk dhe një ofendim për shqiptarët. Hajdari dhe deputetët e opozitës së re, bojkotuan mbledhjen e Komisionit.

Rudina Hajdari: Propozimi i sotëm i Partisë Socialiste është një ofendim jo vetëm për opozitën parlamentare por mbi të gjitha për shqiptarët. Praktikisht është i njëjti propozim si ai i mëparshmi, thjesht i artikuluar ndryshe me më shume hile dhe truke brenda.

Është për t’u keqardhur se si Parlamenti nga një institucion serioz i cili duhet ti shërbejë qytetarëve dhe Shqipërisë është kthyer në strehë intrigantësh që mendojnë nga mëngjesi deri në darkë se si t’ia hedhin qytetarëve. Ne nuk e pranojme këtë propozim, ne duam lista të hapura 100%, pa truke e pa hile.

Duam që deputetët ti vendosë qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci që përdor pushtetin për të grabitur vendin e pasuruar një grusht njerëzish. Mirëqenia e Shqipërisë kalon vetëm nëpërmjet demokracisë dhe për këtë ne nuk negociojmë.

Lajmi kryesor: ‘Ligjet’/ PS sjell amendamente shtesë, pragu zbret në 1%, kryetari i partisë mund të garojë në 4 zona, listat mbeten të ‘mbyllura’, Hajdari dhe opozita bojkotojnë mbledhjen, socialistët miratojnë koalicionet me listë të përbërë (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike amendamentet e ps per listat mbledhja tek ligjet 2 tetor 2020 rudina hajdari amendamentet e ps per listat mbledhja tek ligjet 2 tetor 2020 rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 10:24

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat dhe fjalët e ëmbla në tryezën e rrumbullakët që shenjoi mbledhjen e gjashtë të qeverive, Shqipëri-Kosovë....