Politike

Liberalizimi i vizave/ Rama nuk përmbahet: Turp për BE, Kosova është peng i dinamikave të Bashkimit Europian, edhe Shqipër

2 Tetor 2020, 09:58 Nga DOSJA
Liberalizimi i vizave/ Rama nuk përmbahet: Turp për BE, Kosova

TIRANE– Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si një ‘turp’ mos-liberalizimin e vizave dhe përsëriti se nuk arrin ta kuptojë këtë, pavarësisht se ka folur me këdo ka mundur, nëpër Europë. Kjo deklaratë u tha nga kreu i qeverisë në mbledhjen e gjashtë të përbashkët që po zhvillohet mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Nuk di çfarë të besoj për liberalizimin e vizave, thjesht është turp për BE. Një turp i pashlyeshëm dhe i pajustifikuesshëm. Jo se Kosova nuk ka bërë detyrat por sepse Kosova është marrë peng i dinamikave të brendshme nga vendet e BE.‘- tha Rama.

Kryeminstri shtoi më tej se Kosova është marrë peng nga dinamika të caktuara të vendeve të Bashkimit Europian e se njohja e saj nga Serbia nuk sjell asgjë të keqe në rajon.

‘Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e paguajnë me sajesa pas sajesash. Dhe rajoni e paguan në terësi.  Ja pse jam i bindur që bashkëpunimi rajonal është valvul e rëndësishme shkarkimi sa i përket presionit të madh për tregjet e vogla që ne jemi. Integrimi i tregjeve në rajon, nuk sjell asgjë të keqe dhe për përfundimin e çështjes themelore; njohjen e Kosovës nga Serbia.‘- përfundoi Rama.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e dy qeverive mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 mbledhja e dy qeverive në tiranë edi rama mbledhja e dy qeverive mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 mbledhja e dy qeverive në tiranë

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 09:29

TIRANË- Nis mbledhja mes dy qeverive në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri Edi Rama tha se duhet të hiqet kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai theksoi se...