Politike

‘Shengeni i Ballkanit’/ Rama: Nga vrimë e zezë, projekti do ta kthejë rajonin në një zonë atraksionesh

2 Tetor 2020, 10:01 Nga DOSJA
‘Shengeni i Ballkanit’/ Rama: Nga vrimë e zezë, projekti

TIRANË- Kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen mes 2 qeverive, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve u shpreh se “Mini-Shengeni Ballkanik” është një projekt për rininë shqiptare.  Ai theksoi se ky projekt do ta kthejë këtë rajon nga një vrimë e zezë (ashtu siç preceptohet), në një zonë atraksionesh dhe mundësish për investime.

Fjala e Ramës: 

Kemi vendosur bazën e të ardhmes duke i vendosur fëmijët tanë në të njëjtat kushte sa i përket sistemit dhe qasjes. Për herë të parë përgatisim një gjeneratë tjetër në të njëjtin sistem që më pas të flasin të njëjtën gjuhë. Dhe firmosja e marrëveshjeve mes ministrive të Kulturës, është po në këtë funksion. Edhe po ashtu i ministrive të Mbrojtjes. Nuk e harroj asnjëherë kontributin dhe për frymën e ngrohtë të vëllazërisë që sollën forcat e Kosovës në një nga ditët më të vështira, 26 nëntori. I falenderoj me shumë respekt. Dua të mbyll duke nënvizuar që projekti i Shengenit rajonal është i rinisë shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe kudoqoftë. Projekti i atyre që sot janë në kopësht dhe në një moshë pa të drejtë vote për të cilët është përgjegjësia jonë e madhe të vendosim. Është projekt i spostimit në një hapësirë më të madhe dhe do ta kthejë këtë rajon nga një vrimë e zezë në një zonë atraksionesh dhe mundësish për investime. Por edhe do të kryejë një mbështetje të madhe për të gjithë, në integrimin përfundimtar në BE. Duhet të jetojmë me realitetin dhe jo me iluzione. Bashkëpunimi ynë në këtë drejtim është i hapur plotësisht. Do t’i kryejmë një nga një të gjitha detyrat e BE. Në radhë të parë në terrorin mes nesh, ku nuk kemi nevojë as për përkthyes, se shkruajmë dhe flasim në të një njëtën gjuhë.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

K.M/J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 09:29

TIRANË- Nis mbledhja mes dy qeverive në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri Edi Rama tha se duhet të hiqet kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai theksoi se...