Politike

Emergjencat Civile/ Olta Xhaçka: Me Kosovën kemi të njëjtat objektiva, do të bashkëpunojmë për sigurinë e qytetarëve

2 Tetor 2020, 10:25 Nga DOSJA
Emergjencat Civile/ Olta Xhaçka: Me Kosovën kemi të

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në mbledhjen e 2 qeverive, asaj të Kosovës dhe Serbisë deklaroi se me Kosovën kemi të njëjtat objektiva, sa u përket sigurisë së qytetarëve. Ministrja theksoi më tej se beson se do të ketë një bashkëpunim shumë të mirë mes dy vendeve në rastet e fatkeqësive natyrore.

“Unë besoj që bashkëpunimi mes Kosovën është shumë i fortë, por ai i Emergjencave Civile është pika më e fortë.  Ne ndihmojnë njëri-tjetrit në raste rreziqesh. Rasti i 26 nëntorit tregoi bashkëpunimon mes dy vendeve, këtë e tha edhe kryeministri Edi Rama. Unë jam shumë optimiste që do të bashkëpunojmë në këtë marrëveshje, për përballimin e situatave të tilla. Shqipëria ka filluar tashmë një projekt të ri për Emergjencat Civile, si modernizimin e strukturave, por kemi bërë edhe shumë progres në qasjen e fatkeqësive natyrore. Tërmeti i vitit të kaluar, zjarret e njëpasnjëshme, na ka ndryshuar qasjen, kemi reaguar në kohë. Kemi shumë rrugë për të bërë. E di që Kosova ndaj të njëjtin objektiv. Për ta mbyllur, duke punuar ngutësisht së bashku do ju ofrojmë qytetarëve shumë siguri.”, u shpreh Xhaçka.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 olta xhacka mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 olta xhacka

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 10:24

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat dhe fjalët e ëmbla në tryezën e rrumbullakët që shenjoi mbledhjen e gjashtë të qeverive, Shqipëri-Kosovë....