Politike

Pas letrës së Trump/ Rama: Vendet e rajonit të shohin prespektivën e rrjetit 5G, është i sigurt

2 Tetor 2020, 09:45 Nga DOSJA
Pas letrës së Trump/ Rama: Vendet e rajonit të shohin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e sotme mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, u shpreh se vendet e rajonit duhet të shohin prespektivën e teknologjisë 5G. Sipas kryeministrit shqiptar, ky është një rrjet i sigurt.

“Dua të rikonfirmoj qëndrimin që vendet e rajonit duhet të shohin perspektivën e një zhvillimi të teknologjisë 5G të bazuar në një rrjet të sigurt dhe duhet të synojnë alternativën e duhur.  Arritja e shumë forcave në rajon, flet për potencialin që kanë shqiptarët. Fuqizimi i zërit të tyre. Nga ana tjetër qeveria shqiptare është angazhuar për të përmbushur një plan për diasporën për vitet 2018-2024, për mbrojtje dhe afirmim për vlerat e shqiptarëve. Po ashtu edhe fondi për mbështetje në lëvizjen e Preshevës dhe do të vazhdojmë të njëjtën qasje për Malin e Zi. Angazhimi ynë për Kosovës në funksion për shtrirjen e prezencës së saj, mbetet shtylla e këtij organizmi ndërveprues. Do të ngrihen mekanizma që e forcojmë këtë ndërveprim shekullor”, u shpreh Rama.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

K.M/J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 09:29

TIRANË- Nis mbledhja mes dy qeverive në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri Edi Rama tha se duhet të hiqet kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai theksoi se...