Politike

Yuri Kim takohet me ministrin Lleshaj: Më sqaroi në lidhje me pyetjet për regjistrimin e votuesve

1 Tetor 2020, 14:57 Nga DOSJA
Yuri Kim takohet me ministrin Lleshaj: Më sqaroi në lidhje me pyetjet

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikë, Yuri Kim, ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kim sqaroi se me Lleshajn bisedoi për regjistrimin e votuesve, bashkëpunimin për sigurinë dhe zbatimin e ligjit, si dhe për zgjedhjet. 

Sot pata një diskutim shumë të mirë me Ministrin e Brendshëm @SanderLleshaj për një bashkëpunim për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuam gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e ID biometrike siç është rënë dakord 6/5. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve. Në pritje të sqarimeve publike dëgjoni edhe kur Ministri Lleshaj të shfaqet tek @sokolballa sonte. Gjithashtu lexoni edhe publikimin e sqarimeve në faqen e internetit të Ministrisë për transparencë dhe informim publik,”- shkruan Kim në statusin e saj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj yuri kim sander lleshaj yuri kim

Sondazh

Poll