Politike

Koalicionet “mollë sherri” në KP, Gjiknuri tregon ofertën që i bëri opozitës: I propozuam të vijnë me një variant e

1 Tetor 2020, 11:44 Nga DOSJA
Koalicionet “mollë sherri” në KP, Gjiknuri tregon

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri para mediave pas mbledhjes së Këshillit Politik, ka bërë me dije propozimin që i bëri opozitës së bashkuar. Gjiknuri u shpreh se u kishte kërkuar që të sillnin një model të tyrin, të bazuar nga një vend europian për koalicionet dhe më pas t’i drejtoheshin OSBE-ODHIR për rekomandime.

“Kemi pasur debate. Ishte dhe zoti Murrizi. Bëmë një propozim duke marrë parasysh ndryshimet kushtetuese. I propozuam që të vijnë me një variant tyrin që bazohet nga një vend europian, dhe nëse nuk e pranojmë shkojmë tek OSBE. duan të shkaktojnë vakum ligjor. Kompromis do të thotë ta gjesh në disa modelen. Flasim gjithë ditën për standartet europiane, i kemi thënë na gjej një vend që e ka kështu si ne. Por nuk ka. Epo të imponosh konsensus është tallje. I thamë heqim këtë pikë dhe hajde diskutojmë për pragun dhe modelin e hapjes së listave,”-tha Gjiknuri.

Edhe nga mbledhja e sotme e Këshillit Politik, palët dolën sërish pa marrëveshje. Edhe pse maxhoranca kërkon version të propozuar nga opozita e bashkuar për koalicionet, sërish nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa ushtron presion duke pretenduar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor i miratojnë në Kuvend me ndihmën e opozitës së. PD-LSI duan t’i mbajnë koalicionet siç janë, ndërsa kërkojnë me ngulm rekomandime nga OSBE-ODHIR. Edhe Rudina Hajdari akuzoi maxhorancën se kërkonte që të përfitonte nga ndryshimet për të qëndruar në pushtet. Ndërsa Murrizi nxjerr blof palët me pyetjen që i bëri ekspertit të OSBE.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri mbledhja e kp 1 tetor 2020 damian gjiknuri mbledhja e kp 1 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2020, 11:18

TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama teksa inspektoi punimet në nënstacionin e energjisë në Kombinat, deklaroi se Shqipëria është në Europë. Kreu i ...