Politike

“Tek ODIHR duhet të shkojmë me një produkt”/ Gjiknuri: Opozita të na sjellë një variant europian, nuk mund të çojmë

1 Tetor 2020, 12:04 Nga DOSJA
“Tek ODIHR duhet të shkojmë me një produkt”/

TIRANË- Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, Damian Gjiknuri tha se i kanë kërkuar opozitës që të paraqesë një propozim sipas një modeli të një vendi evropian dhe më pas me këtë propozim mund të shkohet te ODIHR. Ai tha më tej se nuk mund të shkohet me ide tetorike tek ODIHR, por me një produkt.

Po kështu, ai theksoi se me këto mosdakordësime po rrezikohet edhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme.

Biseda: 

Gazetarja: Ju më herët keni thënë sillni një darft dhe nëse nuk bini dakrod do t’i drejtojeni OSBE-ODIHR. Pse nuk po i drejtoheni?

Gjiknuri: Që të shkoj tek ODIHR duhet të shkoj me një produkt. I them opozitës tonë të sjellë një propozim. I thamë: Nisur nga ndryshimet kushtetuese që kanë ndodhur, na sillni një variant të shkruar të koalicionit, sipas një legjislacioni të vendit të BE, nëse ne nuk e pranojmë i drejtohemi ODIHR. Ata duan që këto ndryshime mos zbatohet dhe të krijojnë një vakum ligjor. Ajo e ODIHR është një taktikë imponuese, ose prano atë që dua unë ose unë nuk  ka konsensus. I kemi thënë na sillni një propozim të një vend evropian. Të imponosh modele jo europiane është tallje për shqiptarët. Duhet të vish me një produr eurpian, nuk mund të shkojnë me program ballkanik. Nuk mund të shkojmë atje me ide teorike. Kështu ne po rrezikojmë edhe përgatijen e zgjedhjeve.

Edhe nga mbledhja e sotme e Këshillit Politik, palët dolën sërish pa marrëveshje. Edhe pse maxhoranca kërkon version të propozuar nga opozita e bashkuar për koalicionet, sërish nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa ushtron presion duke pretenduar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor i miratojnë në Kuvend me ndihmën e opozitës së. PD-LSI duan t’i mbajnë koalicionet siç janë, ndërsa kërkojnë me ngulm rekomandime nga OSBE-ODHIR. Edhe Rudina Hajdari akuzoi maxhorancën se kërkonte që të përfitonte nga ndryshimet për të qëndruar në pushtet. Ndërsa Murrizi nxjerr blof palët me pyetjen që i bëri ekspertit të OSBE.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri mbledhja e kp 1 tetor 2020 damian gjiknuri mbledhja e kp 1 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2020, 11:18

TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama teksa inspektoi punimet në nënstacionin e energjisë në Kombinat, deklaroi se Shqipëria është në Europë. Kreu i ...