Politike

Këshilli Politik/ Flet pas mbledhjes Bylykbashi: Opozita kërkoi me insistim t’i drejtohemi ODIHR për një ekspertizë, u re

1 Tetor 2020, 11:57 Nga DOSJA
Këshilli Politik/ Flet pas mbledhjes Bylykbashi: Opozita kërkoi me

TIRANË- Anëtari i Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi deklaroi se PS-ja nuk lëshon pe nga qëndrimi i saj, sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke bllokuar punën e Këshillit Politik. Ai tha se maxhoranca ka frikën e saj nga përgjigja e ODIHR, prandaj nuk i dërgon letrën.

“Opozita nguli këmbë për  hkresën që duhet t’i drejtohemi ODIHR-it. Gjiknuri këmbënguli për jo. PS sot nënvizoi frikën e saj nga përgjigja e ODIHR. Opozita kërkoi me insistim që t’i drejtohemi ODIHR për një ekspertizë,  sipas marrëveshjes së 14 janarit. Por kjo u refuzua nga PS-ja. Nëse PS-ja nuk ndryshon qëndrim, bllokon kështu punën në Këshillin Politik dhe rezikojmë edhe negociatat.  Kërkuan tekst i kemi dhënë tekst, zyrtarisht amendamente që ruajnë koalicionet siç janë, listat e hapura dhe t’i marrim dy versionet dhe ia çojmë ODIR, Gjiknuri nuk e do se e di përgjigjen”, tha Bylykbashi.

Edhe nga mbledhja e sotme e Këshillit Politik, palët dolën sërish pa marrëveshje. Edhe pse maxhoranca kërkon version të propozuar nga opozita e bashkuar për koalicionet, sërish nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa ushtron presion duke pretenduar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor i miratojnë në Kuvend me ndihmën e opozitës së. PD-LSI duan t’i mbajnë koalicionet siç janë, ndërsa kërkojnë me ngulm rekomandime nga OSBE-ODHIR. Edhe Rudina Hajdari akuzoi maxhorancën se kërkonte që të përfitonte nga ndryshimet për të qëndruar në pushtet. Ndërsa Murrizi nxjerr blof palët me pyetjen që i bëri ekspertit të OSBE.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja e kp 1 tetor 2020 oerd bylykbashi mbledhja e kp 1 tetor 2020 oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2020, 11:18

TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama teksa inspektoi punimet në nënstacionin e energjisë në Kombinat, deklaroi se Shqipëria është në Europë. Kreu i ...