Politike

“Nuk bëjmë asnjë centimetër pas”, Rudina Hajdari i bën thirrje opozitës: Bojkotoni çdo mbledhje dhe seancë, PS na ka

1 Tetor 2020, 12:09 Nga DOSJA
“Nuk bëjmë asnjë centimetër pas”, Rudina Hajdari

Tiranë- Pas mbledhjes së Këshillit Politik, deputetja Rudina Hadajri tha se nuk do të bëjë asnjë centimetër pas, sa i përket propozimeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ajo i bëri thirrje opozitës që të bojkotojë çdo mbledhje dhe seancë pasi PS ka sjellë një draft hileqar në Këshillin Politik.

“Nuk do të bëjmë asnjë cm pas për sovranitetin e popullit. Drafti i PS-së është një draf ileqar sa i përket hapjes së listave. Ne kërkojmë që të hyjmë në lojë me rregulla të barabarta. E tishtë që PS këmbëngul me një draft hileqar. Beteja jonë është për një të ardhme më të mirë. Kushdo që do jetë kryeministër nesër, do të jetë në gjendje që të zhdukë korrupsionin.  I ftoj kolegët e opozitës që të refuzojmë të shkojmë në çdo mbledhje dhe seancë derisa të shqyrtohet drafti jonë. Beteja e tyre është për një pushtet personal kurse e jona për një të ardhshme më të mirë për vendin”, tha ajo., u shpreh Hajdari.

Edhe nga mbledhja e sotme e Këshillit Politik, palët dolën sërish pa marrëveshje. Edhe pse maxhoranca kërkon version të propozuar nga opozita e bashkuar për koalicionet, sërish nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa ushtron presion duke pretenduar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor i miratojnë në Kuvend me ndihmën e opozitës së. PD-LSI duan t’i mbajnë koalicionet siç janë, ndërsa kërkojnë me ngulm rekomandime nga OSBE-ODHIR. Edhe Rudina Hajdari akuzoi maxhorancën se kërkonte që të përfitonte nga ndryshimet për të qëndruar në pushtet. Ndërsa Murrizi nxjerr blof palët me pyetjen që i bëri ekspertit të OSBE.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja e kp 1 tetor 2020 rudina hajdari mbledhja e kp 1 tetor 2020 rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2020, 11:18

TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama teksa inspektoi punimet në nënstacionin e energjisë në Kombinat, deklaroi se Shqipëria është në Europë. Kreu i ...