Politike

“Nuk do bëj koalicion me asnjë parti”/ Murrizi: Për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, le t’i drejtohen OSBE-së, por atje

1 Tetor 2020, 11:32 Nga DOSJA
“Nuk do bëj koalicion me asnjë parti”/ Murrizi: Për

TIRANË- Ndërkohë, që po zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik, deputeti Myslim Murrizi deklaroi për mediet se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021.

“Me ka lloj që nuk kanë lënë gjë pa bërë, nuk kam ndërmend të  të bëj koalicion me asnjë nga këta. Dua që në zgjedhjet e ardhsme të zgjedh partinë që dua dhe deputetin që dua.”, u shpreh Murrizi.

Për gazetarët ai tregoi se “molla e sherrit” në Këshillit Poltik është firmosja e letrës që do ja drejtojnë OSBE-ODIHR.

“Po zihet për një letër e firmosin apo nuk e firmosin katër veta apo tre për t’ju drejtuar OSBE-ODIHR. Më shumë show. Përfaqësuesi i OSBE tha se letra duhet ti shkojë ODIHR në Poloni dhe ne nuk kemi normë sa veta do ta firmosin për tu kthyer përgjigje. Nëse sebepi që këta kërkojnë për tu zier me njëjri-tjetrin është firmosja e një letre, nuk e meritojnë shqiptarët të mbeten peng”, tha Murrizi.

Ai u shpreh me ironi se deri në fund të vitit në krye të OSBE-së është Rama.

“Ti drejtohen kujt të kenë qejf, edhe Kinës, Bashkimit Sovjetik, jo OSBE-ODIHR ku kemi anëtarë. Presidencën deri në 31 dhjetor e ka Rama, është dezhurn”.

Edhe nga mbledhja e sotme e Këshillit Politik, palët dolën sërish pa marrëveshje. Edhe pse maxhoranca kërkon version të propozuar nga opozita e bashkuar për koalicionet, sërish nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa ushtron presion duke pretenduar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor i miratojnë në Kuvend me ndihmën e opozitës së. PD-LSI duan t’i mbajnë koalicionet siç janë, ndërsa kërkojnë me ngulm rekomandime nga OSBE-ODHIR. Edhe Rudina Hajdari akuzoi maxhorancën se kërkonte që të përfitonte nga ndryshimet për të qëndruar në pushtet. Ndërsa Murrizi nxjerr blof palët me pyetjen që i bëri ekspertit të OSBE.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja e kp 1 tetor 2020 myslim murrizi mbledhja e kp 1 tetor 2020 myslim murrizi

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2020, 11:18

TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama teksa inspektoi punimet në nënstacionin e energjisë në Kombinat, deklaroi se Shqipëria është në Europë. Kreu i ...