Politike

Vau i Dejës zgjedh përfaqësuesit politikë, Zef Hila i preferuari i demokratëve (EMRAT)

1 Tetor 2020, 14:37 Nga DOSJA
Vau i Dejës zgjedh përfaqësuesit politikë, Zef Hila i

SHKODËR– Demokratët në Vaun e Dejës kanë përmbyllur një proces të rëndësishëm, atë të konfirmimit të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kandidaturave, të cilat do të përzgjidhen më pas nga Kryesia e PD në listën e qarkut Shkodër. 

Me një pjesëmarrje me më shumë se 70% e anëtarëve, demokratët e Vaut të Dejës kanë kërkuar masivisht që Zef hila të jetë përfaqësuesi i tyre politik. Dosja.al ka siguruar edhe votat e demokratëve në Vaun e Dejës, ku Zef Hila është emri më i pëlqyer nga demokratët. Ndërkohë që pas tij është ish-deputeti i qarkut të Shkodrës, Gjokë Uldedaj, i njohur për rezultatet pozitive në së paku 3 zgjedhjet e fundit. Në renditje është edhe Pjeter Lleshi, i cili ka numrin më të madh të kontestimeve duke kaluar si emër në Kryesinë e PD, ndërkohë që për kryetarin e Forumeve Rinore e kanë kontestuar duke i besuar më shumë emrave të provuar në politikë. 

Me zgjedhjet për kandidatë, demokratët përmbyllin një proces brenda vetes por duke ndezur motorët për fushatën e zgjedhjeve të 2021.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pd shkoder vau i dejes zgjedhjet per kandidat pd shkoder vau i dejes zgjedhjet per kandidat

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2020, 11:18

TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama teksa inspektoi punimet në nënstacionin e energjisë në Kombinat, deklaroi se Shqipëria është në Europë. Kreu i ...