Politike

Murrizi lë para kohë mbledhjen e KP: Po shihnin njëri-tjetrin në sy. Zihen për firmat në letrën e OSBE, e pyeta vetë eks

1 Tetor 2020, 11:22 Nga DOSJA
Murrizi lë para kohë mbledhjen e KP: Po shihnin njëri-tjetrin

TIRANË– Kreu i grupit demokrat në Kuvend, Mylim Murrizi ka braktisur mbledhjen e Këshillit Politik, me pretendimin se gjithë puna ka ngecur në debatin sesa firma duhet për të dërguar letrën e përgatitur për të marrë një rekomandim nga OSBE-ODHIR. Në fjalën e tij, para gazetarëve Murrizi u shpreh se e kishte pyetur vetë ekspertin që ndodhej në mbledhjen e Këshillit Politik, i cili i kishte dhënë se numri i firmave nuk përbënte kurrëfarë problemi. 

“Rrinë kot dhe shohin njëri-tjetrin në sy. U ka ngelur sharra në gozhdë dy palëve. Janë bërë pishman më duket për ndryshimet në Kushtetutë. Por nuk kanë mundësi më. Listat e hapur dhe propozimi i kandidatëve janë në Kushtetutë dhe nuk i ndërron dot ky këshill. Ika dhe i lashë në çlirësinë e tyre. Po zihen për një letër, që t’ja dërgojnë OSBE-së. E pyeta përfaqësuesin nëse duhen patjetër 4 firma, ai më tha duhet të shkojë në Poloni dhe më tha nuk e kemi me normë. Shpresoj që të mos e quajnë herezi, se prej 2 vitesh i janë drejtuar Venecias. Nëse sebepi është firmoja e një letre për të pyetur nuk e meritojnë shqiptarët të mbeten peng,”-u shpreh Murrizi.  

Edhe nga mbledhja e sotme e Këshillit Politik, palët dolën sërish pa marrëveshje. Edhe pse maxhoranca kërkon version të propozuar nga opozita e bashkuar për koalicionet, sërish nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa ushtron presion duke pretenduar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor i miratojnë në Kuvend me ndihmën e opozitës së. PD-LSI duan t’i mbajnë koalicionet siç janë, ndërsa kërkojnë me ngulm rekomandime nga OSBE-ODHIR. Edhe Rudina Hajdari akuzoi maxhorancën se kërkonte që të përfitonte nga ndryshimet për të qëndruar në pushtet. Ndërsa Murrizi nxjerr blof palët me pyetjen që i bëri ekspertit të OSBE.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja e kp 1 tetor 2020 myslim murrizi mbledhja e kp 1 tetor 2020 myslim murrizi

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2020, 11:18

TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama teksa inspektoi punimet në nënstacionin e energjisë në Kombinat, deklaroi se Shqipëria është në Europë. Kreu i ...