Politike

DETAJE/ Vasili tregon ç’ndodhi brenda mbledhjes së KP: Gjiknuri bëri deklarim shumë të rëndë

1 Tetor 2020, 11:57 Nga DOSJA
DETAJE/ Vasili tregon ç’ndodhi brenda mbledhjes së KP:

TIRANE– Përfaqësuesei i opozitës jashtëparlamentare, Petrit Vasili ka folur për mediat pas përfundimit të Këshillit Politik. Në fjalën e tij, Vasili është shprehur se deklarata e Gjiknurit është shumë e rëndë duke zbuluar dhe një pjesë të deklaratës së thëne në Këshill pas debateve për koalicionet parazgjedhore.

Gjiknuri e braktisi tryezën e Këshillit Politik duke i bërë shërbim bllokimit të këtij Këshilli. Gjiknuri bëri një deklarim shumë të rëndë. Ai deklaroi haptas se duke qenë mazhorancë ne miratojmë ligjin që na leverdis, -tha Vasili.

Edhe nga mbledhja e sotme e Këshillit Politik, palët dolën sërish pa marrëveshje. Edhe pse maxhoranca kërkon version të propozuar nga opozita e bashkuar për koalicionet, sërish nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa ushtron presion duke pretenduar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor i miratojnë në Kuvend me ndihmën e opozitës së. PD-LSI duan t’i mbajnë koalicionet siç janë, ndërsa kërkojnë me ngulm rekomandime nga OSBE-ODHIR. Edhe Rudina Hajdari akuzoi maxhorancën se kërkonte që të përfitonte nga ndryshimet për të qëndruar në pushtet. Ndërsa Murrizi nxjerr blof palët me pyetjen që i bëri ekspertit të OSBE.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja e kp 1 tetor 2020 petrit vasili mbledhja e kp 1 tetor 2020 petrit vasili

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2020, 11:18

TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama teksa inspektoi punimet në nënstacionin e energjisë në Kombinat, deklaroi se Shqipëria është në Europë. Kreu i ...