Sport

Neymar mund të “pushojë” deri në Krishtlindje, zbulohen shprehjet raciste të brazilianit

30 Shtator 2020, 13:07 Nga DOSJA
Neymar mund të “pushojë” deri në Krishtlindje,

PARIS-Neymar është skualifikuar me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës për shkak se goditi me grusht pas koke një lojtar kundërshtar në klasiken PSG-Marseille. Pas ndeshjes Neymar megjithatë u mbrojt me faktin se ndaj tij Alvaro Gonzales kishte përdorur shprehje raciste duke e quajtur majmun.

Megjithatë media spanjolle Cadena Cope ka nxjerrë fakte të reja nga episodet e asaj sfide që bëjnë me faj Neymar-in, me brazilianin që tashmë rrezikon një tjetër pezullim pasi ka përdorur vetë shprehje raciste ndaj një lojtari të Marseille.

“Marseille ka disa imazhe që tregojnë se Neymar i thotë ‘kinez m**i’ mbrojtësit Hiroki Sakai”, zbulonte gazetari spanjoll gjatë “El Partidazo de COPE”, ndërkohë që tani Cadena Ser ka publikuar edhe videon kur Neymar e bën diçka të tillë.

“Ik nga këtu, kinez m**i”, janë fjalët e sulmuesit ndaj futbollistit kundërshtar. Mbetet për t’u parë tani se çfarë do të vendosë komisioni i Disiplinës në Francë, por nëse del fajtor mund të dënohet edhe më shumë, dhe ka gjasë që dënimi të jetë i gjatë. Ndoshta, ai do të pushojë deri në Krishtlindje …

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport marseille neymar psg sakai marseille neymar psg sakai

Sondazh

Poll