Sport

Kapiteni i Armenisë lë topin dhe merr pushkën, bashkohet në luftën Azerbajxhan-Armeni

30 Shtator 2020, 10:56 Nga DOSJA
Kapiteni i Armenisë lë topin dhe merr pushkën, bashkohet në

ARMENI-Lufta e nisur pak ditë më parë mes  Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka bërë që të preket edhe futbolli. Është pikërisht kapiteni i Kombëtares së Armenisë, Varazdat Haroyan, ai që tashmë është mobilizuar për shkak të përkeqësimit të konfliktit të armatosur midis vendit të tij dhe Azerbajxhanit. Futbollisti në fjalë do të firmoste në Greqi me Larissën por 28 vjecari ka hedhur gjithçka në erë sepse ai është bashkuar në Kaukazin e Jugut, për të marrë pjesë në konfliktin e armatosur në Nago-Karabak.

Konfirmimi erdhi nga agjenti i tij “Ishte mobilizuar si të gjithë qytetarët armenë nën 40 vjeç, dhe ai tashmë është në zonën e luftës”, ka thënë, Alexis Kouyias.Në vitin 2014 ish-mbrojtësi i Udineses Ali Adnan, u detyrua të braktiste përkohësisht futbollin për të shkuar në luftën në Irak. Në këto ditë edhe Henrikh Mkhitaran ka mbështetur Armeninë në Tëitter Ne kemi të drejtën e patjetërsueshme të jetojmë në atdheun tonë pa një kërcënim ekzistencial.

Fëmijët tanë kanë të drejtë të jetojnë në paqe sesa të jenë refugjatë. Unë jam gjithmonë në krah të kombit tim. Gjithçka bëhet fjalë për rajonin e Nagorno Karabakut,rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë. Kur është shkëputur në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur në luftime.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armeni azerbajxhan varazdat haroyan armeni azerbajxhan varazdat haroyan

Sondazh

Poll