Sport

Juventus arrin akordin me talentin italian falë ndërmjetësimit të menaxherit shqiptar

30 Shtator 2020, 10:01 Nga DOSJA
Juventus arrin akordin me talentin italian falë ndërmjetësimit

TORINO-Juventus dëshiron Federico Chiesa-n dhe sulmuesi i Fiorentinës dëshiron bardhezinjtë. Java e fundit e merkatos mund të jetë vendimtare për kampionët e Italisë të cilët fillimisht duhet të largojnë Khedira-n, Douglas Costa-n dhe De Sciglio-n.

Marrëveshja me lojtarin ka ekzistuar një vit më parë, Chiesa do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare për rreth 4.5 milionë euro në sezon e tani është gati edhe oferta për t’ja prezantuar Fiorentinës: huazim me opsionin e blerjes (një e drejtë që bëhet detyrim sipas kushteve të përcaktuar, lehtësisht të arritshme) për një pagesë totale prej 50 milionë.

Kontaktet e bardhezinjve me menaxherin shqiptar Fali Ramadani, ndërmjetës i operacionit, janë të vazhdueshëm, ndërkohë presidenti Commisso duket tashmë i bindur ta lejojë të largohet talentin më të cmuar edhe me më pak se 70 milionë që kërkonte.

.E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chiesa fali ramadani fiorentina juventus chiesa fali ramadani fiorentina juventus

Sondazh

Poll