Sport

FOTO/ Një “Luan” për Berat Gjimshitin, mbrojtësi i Kombëtares bëhet baba për herë të parë dhe zgjedh emrin e djalit

30 Shtator 2020, 08:41 Nga DOSJA
FOTO/ Një “Luan” për Berat Gjimshitin, mbrojtësi i

BERGAMO– Berat Gjimshiti po kalon një formë të jashtëzakonshme me Atalantën. Mbrojtësi i Kombëtares është kthyer në një nga futbollistët më fluid në repartin e mbrojtjes duke shfaqur garanci në lojën e bergamaskëve.

Përveç kësaj, për Gjimshitin duket se po jeton momente të mira edhe jashtë fushe. Mbrojtësi është bërë baba për herë të parë me Alisa Menkoviç. Modelja serbe solli në jetë djalin e parë, të gjithë ishin kurioz për emrin e lojtarit, nëse do të kishte emër shqiptar apo serb.

E për të evituar çdolloj pakënaqësie, Berati dhe Alisa preferuan një emër anglez; si zgjidhje kompromisi.  Bebja, që erdhi në jetë këtë shtator, do të quhet Lion (luan, në anglisht).

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alisa menkovic atalanta berat gjimshiti alisa menkovic atalanta berat gjimshiti

Sondazh

Poll