Sport

VIDEO/ Mourinho vazhdon të japë shfaqje, futbollisti lë ndeshjen dhe shkon në tualet, portugezi e ndjek nga pas për ta rikt

30 Shtator 2020, 08:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Mourinho vazhdon të japë shfaqje, futbollisti lë ndeshjen

ANGLI-Pseudonimi i  José Mourinho-s është ‘Special One’ dhe të martën në mbrëmje e vërtetoi pse ai mbetet special. Në fakt në ndeshjen Chelsea – Tottenham e vlefshme për çerekfinalen e EFL Cup, pikërisht në minutën e 75, “Spursat” po humbisnin 1-0 dhe ekipi Mourinho-s po kërkonte me patjetër golin e barazimit.

Në një moment portugezi e pa veten me 10 lojtarë, pasi lojtari i tij Eric Dier kishte një krizë intestinale dhe u desh të largohej nga fusha duke lënë për disa momente ekipin me 10 lojtarë, situatë nga e cila përfitoi Chelsea që rrezikoi portën e Totenhem.

Kjo situatë acaroi Mourinhon i cili hyri me shpejtësi në dhomat e zhveshjeve e shkoi të nxirrte Dier nga tualeti, me lojtarin i cili u kthye me vrap në fushë!Një situatë komike, por që nuk qetësoi Mourinho-n, i cili turfulloi në pankinë derisa Totenhem barazoi me anë të Lamela, pak minuta para fundit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dier mourinho tottenham dier mourinho tottenham

Sondazh

Poll