Sport

Dinastia Schumacher vazhdon, djali i ish-pilotit, Mick debuton në Formula 1 pikërisht në vendlindjen e të atit

30 Shtator 2020, 09:01 Nga DOSJA
Dinastia Schumacher vazhdon, djali i ish-pilotit, Mick debuton në Formula 1

GJERMANI-8 vjet nga largimi i Michael Schumacher nga Formula 1, djali i tij Mick Schumacher do të bëjë debutimin e tij në këtë sport. Djali i 7 herë kampionit të botës do të zbresë në pistën e Nurburgring Gjermani, pikërisht në vendlindjen e të atit.

Provat e lira do të zhvillohen ditën e premte më datë 9 tetor me makinën Alfa Romeo. Lajmin e konfirmoi makina italiane, ndërkohë që Mick, aktualisht është pjesë e Formula 2 tregoi emocionet e para.

“ Jam shumë i lumtur, mezi pres të provoj një makinë të Formula 1 dhe të testoj një makinë para publikut tim. Falenderoj Alfa Romeon për mundësinë që më dha. Mick kryeson botëtorin e Formula 2 dhe është pjesë e Akademisë Ferrari. Përveç tij, këtë sezon do të debutojnë në Formula 1 edhe dy pilotë të tjerë si Callum Ilotte dhe Robert Shëartzman.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport formula 1 mick schumacher formula 1 mick schumacher

Sondazh

Poll