Sport

Vetëm pak ditë sa u transferua te Liverpool,mesfushori preket nga koronavirusi, humb ndeshjen e rradhës

29 Shtator 2020, 19:25 Nga DOSJA
Vetëm pak ditë sa u transferua te Liverpool,mesfushori preket nga

ANGLI-Thiago Alcantara është prekur nga koronavirusi. Në ndeshjen e djeshme përballë Arsenal mesfushori spanjoll ishte mungesa e madhe,ndërsa në një komunikatë të shpërndarë pasditen e sotme, “The Reds” zbulojnë se mesfushori është prekur nga COVID-19.Futbollisti që iu bashkua Liverpoolit vetëm dy javë më parë nga Bayerni i Mynihut, është vendosur menjëherë në karantinë dhe po ndiqet nga mjekët e klubit, ndonëse siç thuhet në njoftim, nuk ka simptoma të Covid-19.

Kështu Thiago Alcantara do t’i mungojë Liverpoolit në ndeshjen e kësaj fundjave, por nuk do të jetë as në dispozicion të Spanjës për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, të planifikuara për në gjysmën e parë të tetorit.

Për kartonin e mesfushorit spanjoll, Liverpooli pagoi rreth 30 milionë euro, pasi Thiago ishte një kërkesë e trajnerit Klopp dhe bindi të gjithë që në debutim në përballjen ndaj Chelsea-t një javë më parë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liverpool premier league thiago alcantara liverpool premier league thiago alcantara

Sondazh

Poll