Sport

Paolo Maldini si “Magelani”, nga një mbrojtës japonez dhe francez, përfundon te një shqiptar, merkato në sprintin final

29 Shtator 2020, 18:50 Nga DOSJA
Paolo Maldini si “Magelani”, nga një mbrojtës japonez dhe

MILANO– Situata e Milanit në merkato lidhet me repartin e mbrojtjes. Pasi shiti Paqueta te Lyon,kuqezinjtë po mundohen të gjejnë një lojtar i cili do të mbajë peshën e mbrojtjes. Fillimisht u përfol për Fofana, mbrojtësi që luan në Francë me Saint-Etienne është pranë Leicester në Angli për shifrën e 40 milionë eurove.

Takehiro Tomiyasu,mbrojtësi që aktivizohet me Bologna-n luan në krah dhe në qendër,megjithatë ekipi emilian e ka tepruar me kërkesën prej 25 milionë eurove,kuqezinjtë nuk janë tërhequr dhe presin që të arrijnë një marrëveshje me një zbritje të çmimit.

Megjithatë një emër tjetër është i Berat Djimsitit, mbrojtësit të Kombëtares shqiptare. Sipas “TuttomercatoWeb”, në këto orë kuqezinjtë nuk e kanë përjashtuar një afrim të shqiptarit,madje edhe Ajax është vënë në gjurmët e lojtarit shqiptar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport djimsiti maldini milan djimsiti maldini milan

Sondazh

Poll