Sport

Jo vetëm Gjimshiti dhe Strakosha, muzikën e Champions League do e dëgjojë edhe Uzuni me Ferencvaros

29 Shtator 2020, 21:02 Nga DOSJA
Jo vetëm Gjimshiti dhe Strakosha, muzikën e Champions League do e

HUNGARI-Pas 25 vitesh mungesë, Ferencvaros prek grupet e Champions League. Ndeshja e sotme mes Ferencvarosit dhe Moldes ka përfunduar në barazim 0-0, duke bërë që kampionët e Hungarisë të presin biletën për ëndrrën e shumëkërkuar, teksa në takimin e parë në Norvegji barazuan në shifrat e çmendura 3-3.

Një sukses i jashtëzakonshëm ky, duke marrë parasysh faktin se sa emrë të mëdhenj ka eliminuar skaudra hungareze. Djurgarden, Celtic, Dinamo Zagreb dhe tashmë Molde nxirren jashtë loje nga Ferencvaros dhe një meritë të madhe ka edhe Myrto Uzuni, i cili ka tundur 2 herë rrjetën në dy gola që kanë vendosur shumë sa i përket kualifikimit.

E tani që puna e palodhur u shpagua, talentit shqiptar nuk i mbetet tjetër gje veçse të shijojë ëndrrën e tij. Sot, ai ishte titullar si zakonisht në ndeshjen e kthimit të play-off ndaj norvegjezëve të Molde-s,pikërisht në minutën e 89-të sulmuesi ja doli të shënonte,por që për fat të keq,futbollisti shqiptar ndodhej në pozicion jashtë loje.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league ferencvaros myrto uzuni champions league ferencvaros myrto uzuni

Sondazh

Poll