Sport

VIDEO/ Nxënësi Lampard nuk e mund dot profesorin Mourinho, Tottenham kalon në çerekfinalet e EFL Cup

29 Shtator 2020, 21:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Nxënësi Lampard nuk e mund dot profesorin Mourinho, Tottenham

ANGLI-Tottenhami ia del të kualifikohet për në çerekfinalet e EFL Cup, pasi eliminoi Chelsean në një sfidë që u vendos nga penalltitë.Jose Mourinho ishte ankuar hapur për kalendarin, pasi të enjten Tottenham do të luajë edhe në Play Off-in e Europa Leagues, por ndonëse sot kurseu një pjesë të mirë të titullarëve, ia doli të marrë një barazim 1-1 gjatë 90 minutave të kohës së rregullt.Blutë e Londrës kaluan të parët në avantazh, pasi shënuan me Timo Werner.

Gjithsesi Tottenham ia doli të barazojë në minutat e fundit të ndeshjes, me anë të argjentinasit Lamela, i cili u shërbye saktë në zonë nga blerja e re e merkatos, Sergio Reguilon, ndërsa nga penalltitë gaboi talenti i Chelseat Mason Mount.Vijojnë të zhgënjejnë blutë e Londrës, që pavarësisht merkatos së bujshme, po tregojnë shumë pak në fushë. Gjithsesi Lampard mund të ngushëllohet me paraqitjen mjaft të mirë të blerjes së fundit, portierit Mendy.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport angli chelsea efl cup tottenham angli chelsea efl cup tottenham

Sondazh

Poll