Aktualitet

Gjykata lë në burg Erion Alibejn, porositësi i tri vrasjeve të bujshme në Elbasan ‘qep’ gojën para togave të zeza

21 Shtator 2020, 11:36 Nga DOSJA
Gjykata lë në burg Erion Alibejn, porositësi i tri vrasjeve

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Erion Alibejn. 34-vjeçari u arrestua të premten pasi akuzohet nga prokuroria se ka porositur të paktën tri vrasje në Elbasan.

Ngjarja e parë është ajo e ekzekutimit të Emiljano Ramazanit, e dyta e Regis Runajt dhe më e fundit, vrasja e vëllait të Talo Celës, Bujarit.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se edhe në Gjykatë, njësoj si para hetuesve, Alibej nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Erion Alibej u arrestua të premten.   Ai akuzohet se ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe Bujar Çelës. Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në Bradashesh, më 29 dhjetor të vitit 2018. Ai ka edhe një të shkuar në fushën e narkotikëve, pasi në vitin 2013 është arrestuar në Itali. Erion Alibej është akuzuar edhe për plagosjen e Xhoni Rustës, kushëririt të Suel Çelës. Erion Alibej njihet ndryshe si Andrea Alibej por edhe si Erion Dylgjeri.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet erion alibej erion alibej arrestohet erion alibej erion alibej

Sondazh

Poll