Aktualitet

Atentati në Astir/ 20-vjeçari u kthye për të marrë hak pasi shënjestra e kritikoi për hashashin, identifikohet dhe shpall

21 Shtator 2020, 10:11 Nga DOSJA
Atentati në Astir/ 20-vjeçari u kthye për të marrë

TIRANË– Është zbardhur atentati i ndodhur pasditen e kaluar në Astir. Ende pa kaluar 24 orë nga ngjarja e frikshme që tronditi banorët e zonës, policia ka identifikuar të riun që qëlloi me armë zjarr 45-vjeçarin Spartak Beqaraj dhe e ka shpallur atë në kërkim.

Aleksandër Mehmetaj, 20 vjeç është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është përsoni që i zuri pritë Spartak Beqarajt. Ndërkohë, bashkë me Mehmetajn, është shpallur në kërkim një 22-vjeçar me inicialet E.D dhe një vajzë 19 vjeçe me inicialet E.C. këta dy të fundit, akuzohen se kanë qenë bashkëpunëtorë të Mehmetajt, duke mbajtur nën vëzhgim ‘shënjestrën’.

Aktualisht 45-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ai u plagos pasditen e djeshme, Në momentin që u afrua pranë hyrjes së pallatit të tij nga Mehmetaj.

E gjithë zanafilla e ngjarjes duket se është një zënkë mes Mehmetajt dhe të plagosurit, rreth dy javë më parë. Vetë Beqaraj, rrëfeu se para dy javësh e kishte pikasur Mehmetajn duke konsumuar hashash dhe i ka tërheuqr vëmendjen.

Pas kritikave 20-vjeçari ka filluar ta ofendojë Beqarajn dhe ky i fundit i ka vënë duart në fyt të riut. Ngjarja nuk u përshkallëzua më tej pas ndërhyrjes së fqinjëve, por siç duket Mehmetajt s’i ka kaluar lehtë inati. Dy javë më vonë, dje pasdite, 20-vjeçari, pasi e kishte vëzhguar burrin që e kritikoi, u kthye për të marrë hak. Dhe e qëlloi me armë zjarri në këmbë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander mehmetaj plagoset spartak beqaraj spartak beqaraj aleksander mehmetaj plagoset spartak beqaraj spartak beqaraj

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 09:46

TIRANË- Policia e Shtetit ka zbritur në terren për të parandaluar ngjarjet e rënda kriminale që po ndodhin çdo ditë në vendin tonë.  Burime për Dosj...