Aktualitet

EMRAT/ Aksident në Shkodër, vdes gruaja, burri në gjendje të rëndë

21 Shtator 2020, 11:17 Nga DOSJA
EMRAT/ Aksident në Shkodër, vdes gruaja, burri në gjendje të

SHKODËR– Hatixhe Delaj, 27 vjeçe dhe banuese në Shkodër ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, në aksin Shkodër-Hani Hotit.

Delaj, po udhëtonte në një makinë që drejtohej nga bashkëshorti i saj, Emirajn Delaj, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Emirajn Delaj ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një makinë të parkuar.

Për pasojë, 27-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne shkoder emirajn delaj hatixhe delaj aksident me vdekje ne shkoder emirajn delaj hatixhe delaj

Sondazh

Poll