Aktualitet

Trafik droge, kultivim e organizatë kriminale, OFL iu dërgon formularin 5 të dënuarve në Elbasan

21 Shtator 2020, 11:27 Nga DOSJA
Trafik droge, kultivim e organizatë kriminale, OFL iu dërgon

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar sot formularin 5 të dënuarve në Elbasan. Ata janë: Artan Gega, Abaz Gega, Arzen Mama, Gentian Gjoka dhe Ardian Subashi. Të 5 këta emra kanë 48 orë kohë për t’ju përgjigjur pyetjeve të OFL dhe më pas dosja i kalon SPAK.

NJOFTIMI I PLOTË: 

OFL, 21 shtator Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. G., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve“;

A. G., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Organizata kriminale”;

A. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

G. Gj., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A. S., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abaz gega ardian subashi artan gega arzen mama gentian gjoka abaz gega ardian subashi artan gega arzen mama gentian gjoka

Sondazh

Poll