Aktualitet

Prangoset Erion Alibej, truri dhe porositësi i tre ekzekutimeve në Elbasan, urdhëroi vrasjen e Rramamit, Runajt dhe vëllait të Talo Çelës, e shkuara me trafikun e kokainës në Itali dhe ekzekutimi i të vëllait ‘Tarzani’

  • Porositi vrasjen e dy shokëve njëri pas tjetrit, del FOTOJA, ky është Erion Alibej!
  • Njeriu që organizoi ekzekutimin e Ramazanit dhe Runajt ka gisht edhe në vrasjen e Bujar Çelës
  • Ishte “kyçur” në shtëpi për plagosjen e kushëririt të Suel Çelës, si lidhet emri i Xhoni Rustës me Erion Alibejn
  • U arrestua në banesë, si u kap Erion Alibej në befasi pas kontrolleve të bujshme në Elbasan
  • Përfunduan me fytyrë në mur e s’u arratisën dot, si u kap Erion Alibej para shtatë vitesh në Itali
  • Alibej, i cili ka një të shkuar kriminale, dyshohet se ka gisht edhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllai të të shumëkërkuarit Talo Çela, që akuzohet për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas dhe vrasjen e dy vëllezërve Haxhia. Erion Alibej që njihet edhe me emrin Andrea ishte lënë edhe në masën "arrest shtëpie", pasi në vitin 2018 akuzohet se plagosi me armë zjarri Xhoni Rustën, kushëririn e  Suel Çelës. 
    Featured image of article: Prangoset Erion Alibej, truri dhe porositësi i tre ekzekutimeve në Elbasan, urdhëroi vrasjen e Rramamit, Runajt dhe vëllait të Talo Çelës, e shkuara me trafikun e kokainës në Itali dhe ekzekutimi i të vëllait ‘Tarzani’ Emiljano Ramazani, Regis Runaj, Bujar Çela dhe Erion Alibej

    ELBASAN– “Truri dhe porositësi” i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik është Erion Alibej. Policia e Elbasanit nën valën e kontrolleve dhe aksionit të ndërmarrë 24 orët e fundit ka prangosur 34-vjeçarin, i cili akuzohet për porositjen dhe vrasjen e Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit në Elbasan në fund të muajit korrik. Në kuadër të operacionit të koduar “Shkumbini”, i riu është prangosur, ndërsa Gjykata ka vendosur sot ndaj tij edhe masën “Arrest në burg”, pasi 34-vjeçari akuzohet për veprën penale “vrasje me paramendim”.

    Alibej, i cili ka një të shkuar kriminale, dyshohet se ka gisht edhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllai të të shumëkërkuarit Talo Çela, që akuzohet për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas dhe vrasjen e dy vëllezërve Haxhia. Erion Alibej që njihet edhe me emrin Andrea ishte lënë edhe në masën “arrest shtëpie”, pasi në vitin 2018 akuzohet se plagosi me armë zjarri Xhoni Rustën, kushëririn e  Suel Çelës. 

    E shkuara e Erion Alibejt në Itali, u dënua me 4.5 vite burg

    Erion (Andrea) Alibej, rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali. Ai është arrestuar bashkë me vëllain e tij të ndjerë në vitin 2013 në Itali, në kuadër të një operacioni antidroge, konkretisht në fushën e kokainës. Atëherë ai ishte 27 vjec dhe u kap bashkë me vëllain e tij, Endritin që ishte 29 vjeç. Ky i fundi ishte drejtuesi i një grupi të madh kriminal ku kishte edhe 10 shqiptarë të tjerë. Endrit Alibej, 29-vjeçari i arrestuar në atë kohë përdorte disa emra madje edhe te shtetësive te ndryshme. Ai përdorte gjithashtu emrin Endrit Dylgjeri apo Ravik Dylgjeri duke përdorur në këtë rast mbiemrin e nënës. Gjithashtu ai përdorte dokumentet si shtetas rumun Gabriel Manu apo si shtetas grek me emrin Dimitrios Kriporis. Endrit Alibej ka përdorur sipas dosjes italiane dhe nofkat “Tino” dhe “Tarzan”. Ndërsa vëllai i tij, i arrestuari i sotëm, Erion Alibej, përdorte dy emra të tjerë Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej. Ky i fundit u dënua me 4.5 vite burg, por doli shumë shpejt dhe u largua drejt Hollandës. 

    Si u vra Endrit Alibej (Tarazani), tre ditë para Vitit të Ri, në sy të gruas dhe fëmijëve

    Tre ditë para ndryshimit të viteve në dhjetor të 2018-ës, Endrit Alibej 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe Erdal Durunay, 51 vjeç, shtetas turk, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”. Shqiptarët sapo ishin kthyer për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre, kur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik një makinë u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar pa mëshirë. Famtmirësisht plumbat kanë kursyer makinat para ‘Range-t’ me targa rumune, ku po udhëtonin gratë e fëmijët e të vrarëve. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Tre vrasjet për të cilat akuzohet Erion Alibej, atentati ndaj Emiljano Ramazanit, masakrimi me thikë i Regis Runajt dhe vrasja e Bujar Çelës

    Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj ishin miq me njëri-tjetrin. Emiljano Ramazani u ekzekutua në 20 korrik, teksa ishte duke parkuar mjetin e tij. Mbi që u qëllua me 5 plumba që e lanë të vdekur në vend. Në lidhje me ekzekutimin e Ramazanit janë arrestuar 6 persona, por në qëli janë vetëm Albert e Seit Menehasa. Katër të shoqëruarit e tjerë, Kreshnik dhe Ymer Manahasa, Artur Tosku si dhe Bujar Dervishi u liruan pasi ndaj tyre nuk u gjetën prova. 39-vjeçari i njohur si Rramami ishte një person i skeduar edhe më parë nga Policia e Shtetit. Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiliano Ramazani  u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë. Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjeçari pas këtij arrestimi por dihet se edhe në vitin 2017, gjatë operacionit “Porosia e Fundit” Rramani u arrestua për të njëjtën vepër penale. Ramazani kishte njohje me Talo Çelën, personin që është në kërkim për grabitjen e 4.6 milion eurove në Rinas dhe ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës.

    Ndërsa 23-vjeçari Rigers Runaj, vinte nga një familje pa lidhje me botën e krimit, kjo pasi i ati ka punuar si shofer në Policinë e Elbasanit, ndërsa e motra punon në Gjykatën e Rrethit. Vrasja e këtij të fundit dyshohet se erdhi pas ekzekutimit të mikut të tij Ramazani, pasi Runaj mund të ketë ‘nuhatur’ gjurmët e autorëve të vërtetë. Më 29 korrik, nëntë ditë pas ekzekutimit të Ramazanit u vra Runaj. Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, përkatësisht 29 dhe 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi konsumuan lëndë narkotike me Runajn, e vranë atë me thikë. Halili është bërë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka rrëfyer të gjithë zanafillën e ngjarjes. Në pranga në lidhje me këtë ngjarje ka rënë edhe Erjon Shehu, kunat i Xhuliano Hoxhës. Më tej bëhet me dije se Shehu ka qenë në kërkim, pasi është i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Runajt pranë varrezave të qytetit. Halili dhe Hoxha akuzohen gjithashtu se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Ata dyshohet se janë personat që kanë informuar ekzekutorët për lëvizjet e Ramazanit, në mënyrë që ‘puna’ e tyre, të bëhej më e lehtë.

    Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e djeshëm para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari u qëllua me tre armë njëkohësisht, teksa pinte kafenë e mëngjesit dhe priste të niste punënë si taksist në të zezë. Viktima ishte vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019. Ky i fundit akuzohet dhe për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

    Që prej pasdites së djeshme, Policia është në terren dhe ka ngritur 69 pika kontrolli. Nga operacioni u arrestuan 9 persona, 5 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim. Mesa duket presioni i bërë nga “kupola” e Policisë së Shtetit ka nxitur zbardhjen e ngjarjeve kriminale në vend.

    (f.m.k.m/dosja.al)

    • 20:04

      U arrestua në banesë, si u kap Erion Alibej në befasi pas kontrolleve të bujshme në Elbasan, RENEA dhe efektivët e mbajtën operacionin e fshehtë

      Erion Alibej është vënë në pranga në shtëpinë e tij. krejtësisht i befasuar, pa e pritur, Alibej që njihej dhe me emrin Andrea u rrethua nga forcat RENEA dhe efektivë të shumtë të Policisë së Shtetit, teksa ndodhej në banesën e tij në Elbasan. Gazetarja Dorjana Bezati u shpreh se operacioni për kapjen e tij u mbajt i fshehtë në mënyrë që të mos dekonspirohej dhe t’i jepte mundësinë Alibejt që të ikte nga Shqipëria. “Erion Alibej u kap në banesën e tij. Një person që policia e konsideron shumë të rrezikshëm. U ruajt koenfidencialiteti i operacionit pasi i gjithë aksioni u mbajt i fshehtë. Si motiv dyshohet se për të treja vrasjet ka qenë rivaliteti që ka Alibeaj me grupet e tjera për trafikun e kokainës jashtë Shqipërisë,”- tha Bezati ndër të tjera.

    • 18:34

      Njoftimi i policisë për ngjarjen, si u arrestua 34-vjeçari Erion Alibej

      NJOFTIMI I PLOTË: Elbasan. Vijon operacioni policor i koduar “Shkumbini”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale në fushën e krimeve ndaj personit, e 34-vjeçarit që është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik 2020, në qytetin e Elbasanit. Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 34-vjeçarin, për veprën penale “Vrasja me paramendin” kryer në bashkëpunim. Në vijim të punës të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për dokumentimin e plotë të dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik në Elbasan, pasi një pune hetimore dymujore u bë e mundur zbardhja e plotë e këtyre ngjarjeve. Në këtë kuadër, paraditen e sotme, nga strukturat e DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vijim të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimit nga strukturat hetimore, për shtetasin E. A., 34 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë 29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po hetohet për përfshirjen e këtij shtetasi në ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

    Shto Koment