Aktualitet

COVID-19 ‘pushton’ shkollat/ Vlorë, Berat, Bulqizë e Gjirokastër me ‘shpërthime’ të rasteve të reja në klasa dhe

21 Shtator 2020, 10:40 Nga DOSJA
COVID-19 ‘pushton’ shkollat/ Vlorë, Berat, Bulqizë e

SHQIPERI- Hapja e shkollave dhe nisja e vitit të ri akademik ka nisur dhe me problemet e para për infektimet me COVID-19. Situata është e rëndë në Vlorë, Berat, Bulqizë e Gjirokastër, ku deri më tani janë një numër i madh mësuesish dhe nxënësish të infektuar. Konkretisht, dje në Berat janë të infektuar 8 mësues dhe një polic me COVID-19.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 8 mësuesit e prekur janë në shkollën ” Ajet Xhindole” dhe në shkollën në Mbrakull. Ndërkohë që në Universitetin e Vlorës, “Ismail Qemali”. janë zbuluar tri raste me COVID-19, personel akademik, dhe 10 persona janë karantinuar me urgjencë.

Departamenti i biologjisë pranë këtij universiteti, në katin e parë dhe të dytë të tij është mbyllur ndërsa godina pritet të dezinfektohet. Situata është e rëndë edhe në Bulqizë,  ku pesë mësues kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Të infektuarit janë izoluar dhe janë futur në karantinë, ndërkohë që në shkollën “Shefqet Tançi”, ku jepnin mësim të infektuarit ka nisur hetimi epidemiologjik. COVID-19 ka hyrë edhe në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër, ku një nxënëse ka rezultuar pozitive me Covid-19,duke sjellë edhe testimin e rreth 20 nxënësve dhe 7 mësuesve.

Deri më sot, që nga nisja e pandemisë në muajin mars. në vendin tonë janë të infektuar 12.226 persona me COVID-19 ku prej tyre kanë gjetur vdekjen 358 që prej fillimit të shpërthimit. Ndërkohë aktualisht janë aktivë 4980 pacientë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne shkolla koronavirusi ne shqiperi covid-19 ne shkolla koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 09:46

TIRANË- Policia e Shtetit ka zbritur në terren për të parandaluar ngjarjet e rënda kriminale që po ndodhin çdo ditë në vendin tonë.  Burime për Dosj...