Aktualitet

E rëndë në Berat/ 4 mësuesë që shkonin në punë me të njëjtën makinë infektohen me COVID-19, mësimi pezullohet në d

21 Shtator 2020, 10:24 Nga DOSJA
E rëndë në Berat/ 4 mësuesë që shkonin në

BERAT- Një situatë e vështirë me koronavirusin në qarkun e Beratit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë të infektuar 8 mësuesë.

4 nga mësuesit e infektuar japin mësim në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan.

Ata udhëtonin me njëri-tjetrin me të njëjtën makinë për të shkuar në punë, dhe këtu dyshohet se janë infektuar, ndërsa 4 të tjerët japin mësim në shkollën “Ajet Xhindole” dhe në shkollën në Mbrakull.

Për pasojë, në klasat ku jepej mësim nga 8 arsimtarët e infektuar nuk është zhvilluar mësim pasi nuk ka patur mundësi që të bëhej zëvendësimi i tyre.

Deri më sot, që nga nisja e pandemisë në muajin mars. në vendin tonë janë të infektuar 12.226 persona me COVID-19 ku prej tyre kanë gjetur vdekjen 358 që prej fillimit të shpërthimit. Ndërkohë aktualisht janë aktivë 4980 pacientë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid hyn ne shkolla koronavirusi ne berat covid hyn ne shkolla koronavirusi ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 09:46

TIRANË- Policia e Shtetit ka zbritur në terren për të parandaluar ngjarjet e rënda kriminale që po ndodhin çdo ditë në vendin tonë.  Burime për Dosj...