Aktualitet

U arrestua se u kap me armë zjarri, Fjolla Morina është shtatzënë dy muajshe

21 Shtator 2020, 10:41 Nga DOSJA
U arrestua se u kap me armë zjarri, Fjolla Morina është

TIRANË– Këngëtarja Fjolla Morina është shtatzënë dy muajshe. Ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, sipas gazetarit Elton Qyno, ka dalë në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është në pritje të një fëmije.

Pavarësisht këtij elementi të ri që ka dalë gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Kukësit, ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren Fjolla Morina.

34-vjeçarja do të dalë nesër në Gjykatë ku do të njihet me masën e sigurisë. Ajo u arrestua para dy ditëve në pikën kufitare të Morinës, bashkë me dy të rinj. Fisnik Syla dhe Fitim Muji, janë shprehur para grupit hetimor se nuk kishin dijeni që këngëtarja kishte armë me vete.

Vetë Morina ka deklaruar se arma ishte e saja dhe se kishte dhuratë nga një mik, që nuk jeton më.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fjolla morina fjolla morina fjolla morina shtatzene arrestohet fjolla morina fjolla morina fjolla morina shtatzene

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 09:46

TIRANË- Policia e Shtetit ka zbritur në terren për të parandaluar ngjarjet e rënda kriminale që po ndodhin çdo ditë në vendin tonë.  Burime për Dosj...