Aktualitet

Aksident në Peqin, vdes babai i Isuf Tolit, ish-kryetarit të komunës Gjoçaj

21 Shtator 2020, 10:53 Nga DOSJA
Aksident në Peqin, vdes babai i Isuf Tolit, ish-kryetarit të

PEQIN– Xhelal Toli, babai i Isuf Tolit, ish-kryetarit të komunës Gjoçaj, ka humbur jetën në një aksident tragjik. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme, në kryqëzimin e Gjoçajve në Peqin.

77-vjeçari Xhelal Toli po udhëtonte me një motoçikletë, në momentin që është përplasur nga një automjet i llojit “Mercedez Benz”. Si pasojë e përplasjes, ai ka marrë plagë të mëdha, që i kanë sjellë vdekjen.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i policisë Peqin

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Gjocaj, shtetasi E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin. Si pasojë e aksidentit është plagosur dhe ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne peqin vdes xhelal toli aksident me vdekje ne peqin vdes xhelal toli

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 09:46

TIRANË- Policia e Shtetit ka zbritur në terren për të parandaluar ngjarjet e rënda kriminale që po ndodhin çdo ditë në vendin tonë.  Burime për Dosj...