Aktualitet

Betohet djali i Besnik Çelmetës që u plagos në Kavajë: Nëse shteti nuk vepron, do marr hak, po na bëjnë presion për pam

21 Shtator 2020, 11:10 Nga DOSJA
Betohet djali i Besnik Çelmetës që u plagos në

TIRANË– Marjus Çelmeta, djali i Besnik Çelmetës që u plagos nga Rizan Aliu, i cili është shpallur në kërkim, është betuar se do të marrë hakun për të atin. Në një intervistë për AbcNews, Çelmeta akuzon se shteti jo vetëm që nuk lëviz për të arrestuar autorin, por madje ka bërë presion për publikimin e pamjeve ku shihet plagosja.

“Unë nuk kam kthim mbrapa, që do thotë se deri sa shteti nuk merret unë do të marr hak vetë, unë nuk e fal gjakun e babit për një copë ordiner. Për derisa shteti nuk lëviz, atij që ka lokalin i thotë pse i ke dhënë kamerat. Kështu shteti kemi ne. Pse ia ke dhënë kamerat, i ka bërë presion shteti, i tha na ke prish punë, thotë. Unë publikova atë që më djeg mua në shpirt. Shteti nuk lëviz asnjë gjë, ky është presioni. Si ka mundësi që shteti të mos vijë të kontrollojë njëherë shtëpinë, ndërsa lokali është pa letra, e mban hapur serbes. Babi nuk është në gjendje për të folur. Babai tani që ka parë edhe lokalin e atij personit hapur, që nuk ka asnjë letër, është bërë më keq sesa ka qenë. Ju i keni pamjet, që flasin vetë. Spitali nuk më ka dhënë asnjë lloj letre, asgjë, vetëm një fletëdalje dhe aq. Ia kërkova të gjitha, zero, zero, si spitalet e Shqipërisë, duhet me u bërë i keq për të dhënë një dokument. Mori vetëm një fletëdalje dhe ilaçet. Kërkova letër, nuk më dha. I dhash më jep dokumentet, të bëj fotokopje, por nuk m’i dhanë. Ky ka një qen dhe lanë urinën e qenit dhe uji rri poshtë dritares sime, ky ka bërë debat dhe me treçerekun e lagjes, nuk jemi ne të parët dhe të fundit. Ne jemi fqinj, ngjitur. Nëse shteti nuk vendos drejtësi, do të marr vetë hak për gjakun e babait,”- përfundon Çelmeta.

Besnik Çelmeta tashmë ka lënë spitalin dhe ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, por është në pritje të vendosjes së drejtësisë. Për ngjarjen në fjalë Policia e Shtetit thotë se po e kërkon autorin. Dje u publikuan edhe pamjet e tmerrshme të ngjarjes, ku shihej se si Aliu, futej me vajzën e vogël përdore në lokal, rreh e plagos Çelmetën dhe del që aty me ‘kokën lart’ dhe pa u ngacmuar nga askush.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik çelmeta marjus çelmeta plagosje ne kavaje rizan aliu besnik çelmeta marjus çelmeta plagosje ne kavaje rizan aliu

Sondazh

Poll