Aktualitet

Kontroll blic në qeli, GAXHAIT i gjendet një telefon në burgun e Peqinit dhe procedohet penalisht

21 Shtator 2020, 09:48 Nga DOSJA
Kontroll blic në qeli, GAXHAIT i gjendet një telefon në burgun e

TIRANË- Gazment Braka, i njohur ndryshe edhe si Gaxhai është proceduar penalisht, pasi i është gjetur një telefon në qelinë e tij në burgun e Peqinit. Gaxhai vuan dënimin për vrasje dhe kryesimin e një organizate kriminale në vitin 1997. Procedimi penal, nuk është një lajm i mirë për Brakën, i cili më 14 korrik 2020 kërkoi një ulje të dënimit me 90 ditë. Kërkesa e depozituar më 6 mars, u rrëzua nga Gjykata e Elbasanit pasi vetë avokati mbrojtës i ‘Gaxhait; nuk është paraqitur në sallë.

Gazmend Brakaj, ka dy dënime me burg të përjetshëm dhe aktualisht ndodhet në burgun e Peqinit. Ai është dënuar për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës dhe për ekzekutimin e gjashtë personave të tjerë. Bëhet fjalë për efektivin Viron Rrapaj dhe personat e tjerë të identifikuar si: Sadik Kurti, Bashkim Dule, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka Zini Haruni dhe Robert Myftari. Këto dy dënime, Brakaj i bashkoi në një të vetëm dhe u dënua përjetë me vendimin e dhënë përfundimisht, në vitin 2018.

Gazmend Braka bashkë me një grup shokësh krijoi një bandë e cila në historinë e krimit shqiptar, njihet si banda e “Gaxhait”. Kjo bandë pati një strukturë të organizuar ku mbronte edhe me para banorët e fshatit Cerkovinë, dhe në këtë zonë, banda e Gaxhait nuk kryente asnjëherë ngjarje kriminale.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banda e gaxhait gazment braka banda e gaxhait gazment braka

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 09:46

TIRANË- Policia e Shtetit ka zbritur në terren për të parandaluar ngjarjet e rënda kriminale që po ndodhin çdo ditë në vendin tonë.  Burime për Dosj...

Aktualitet 21 Shtator 2020, 09:17

TIRANË- Ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur Shqipërinë, kanë sjellë një plan të ri masash nga policia e Shtetit. Përgjatë ditëve të fundit, PSH k...