Aktualitet

21 Shtator 2020, 09:46 Nga DOSJA

TIRANË- Policia e Shtetit ka zbritur në terren për të parandaluar ngjarjet e rënda kriminale që po ndodhin çdo ditë në vendin tonë.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 nga 22 të arrestuarit që u kapën nga Policia përgjatë 24 orëve të fundit, janë Sokol Troka (Zeka) personi i kapur në Tiranë nga shërbimi Shigjeta, i shpallur në kërkim për llogari të Policisë Fier;

Flamur Zalla, është babai i dy djemve në Fushë-Krujë, që iu gjetën 203 kilogram drogë e llojit kanabis në fshatin Zallë; Gentian Sula, i arrestuar në Elbasan teksa po transportonte 8 emigrantë në mënyrë të paligjshme, dhe Aurel Alarupi, i arrestuar në Korçë duke transportuar 3 emigrantë.

Plani i masave të Policisë së Shtetit ka nisur pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë përgjatë ditëve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar 22 persona, ndërsa janë gjetur dhe sekuestruar edhe 203 kilogram kanabis.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aurel alarupi flamur zalla gentian sula plani i masave per krimin sokol zeka aurel alarupi flamur zalla gentian sula plani i masave per krimin sokol zeka

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 09:17

TIRANË- Ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur Shqipërinë, kanë sjellë një plan të ri masash nga policia e Shtetit. Përgjatë ditëve të fundit, PSH k...