Aktualitet

Më i FAMSHMI i ‘Babagjyshëve’/ Ilir Kupa izolohet në regjimin 41 BIS në Peqin

21 Shtator 2020, 09:45 Nga DOSJA
Më i FAMSHMI i ‘Babagjyshëve’/ Ilir Kupa izolohet në

PEQIN- Ilir Kupa, i dënuar si pjesë e bandës së famshme të “Babagjyshëve”, përgjegjës për një sërë grabitjesh në vendin tonë, është izoluar në regjimin 41-BIS në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kupa, është i dënuari i radhës që hyn në këtë regjim, për shkak të rrezikshmërisë së lartë. Kupa është një emrat më të famshëm të grabitjeve në Shqipëri dhe jashtë saj.

Ai njihet për ngjarjen e rëndë në burgun e Trikallasë në Greqi në vitin 2013, kur u arratis me bujë duke sjellë një sërë shkarkimesh në sistemin e burgjeve atje. 

Banda e “Babagjyshëve” në Shqipëri ka realizuar një sërë grabitjesh, ku spikat ajo e vjedhjes së një qendre tregtare në prag të vitit të Ri, ku disa persona të veshur si Babagjyshë u futën me armë në një argjendari dhe morën me vete florinj.

Pas arrestimit në vitin 2014, Kupa u dënua me 23 vite burg. Grupi përbëhej nga 11 persona të cilët morën emrin “Banda e babagjyshëve”. Ata ishin: Ilir Kupa; Fatmir Pjetri; Agustin Sula; Julian Qerushi; Dritan Kola; Saimir Kala; Mark Shpendi; Hajdar Sefa; Lin Kala; Edmond Selala dhe Angjelin Ndreka.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banda e babagjysheve ilir kupa regjimi 41 bis banda e babagjysheve ilir kupa regjimi 41 bis

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 09:17

TIRANË- Ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur Shqipërinë, kanë sjellë një plan të ri masash nga policia e Shtetit. Përgjatë ditëve të fundit, PSH k...